KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-ushtaraku italian: Vuçiq mbrëmë ka marrë një mesazh të qartë nga NATO përmes një oficeri të Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë
PolitikëSiguri

Ish-ushtaraku italian: Vuçiq mbrëmë ka marrë një mesazh të qartë nga NATO përmes një oficeri të Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë

Kosova News
Kosova News 11:33 -01/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka marrë një mesazh të qartë nga NATO, përmes një oficeri të Shtabit të Përgjithshëm të dielën në mbrëmje.

Kështu ka thënë Thomas Theiner, një ish-anëtar i ushtrisë italiane dhe “ekspert për çështje të Luftës së Ftohtë” dhe strategjisë së mbrojtjes së Aleancës, përcjell KosovaNews.

Ai i është referuar ngjarjeve të ndodhura në veri të Kosovës, përkatësisht në kufirin Kosovë-Serbi pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se që nga sot (1 gusht 2022), do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

“Mendoj se oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë mbrëmë i kanë shpjeguar presidentit Vuçiq se nëse ai guxon të sulmojë Kosovën, aeroplanët luftarakë të NATO-s do të reagojnë brenda pak orësh…”, ka shkruar fillimisht Theiner në Twitter.

Kështu, sipas tij, brenda 48 orëve, në aeroportin e Prishtinës do të transportohej Brigada e 173-të Ajrore e Ushtrisë Amerikane, ndërsa në Aeroportin e Gjakovës (e ndërtuar nga Ushtria Italiane për këtë qëllim) Brigada e Parashutave e Ushtrisë Italiane “Folgore”.

Theiner ka theksuar më tej në Twitter se një ditë më vonë do të aktivizohej Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo”, e vendosur në Bari dhe rrethinat e saj, dhe do të dërgohej nga Divizioni i III Detar i Marinës Italiane me anijet e saj amfibe nga Brindizi në Durrës brenda dy ditësh.

Nga Durrësi në Mitrovicë, shton ai, “Freccia IFVs”, mjeteve luftarake të Brigadës së Motorizuar Pinerolo dhe shkatërruesve të tankeve Centauro – do tu nevojiteshin gjashtë orë për të arritur – falë autostradës A1 të bashkëfinancuar nga Perëndimi.

Shkurt, përfundon ky ekspert, NATO ka bërë plane dhe ka 23 vite që po trajnohet për të mbrojtur Kosovën.

“Nëse serbët ndonjëherë shkojnë dhe sulmojnë, forcat e Aleancës ‘do t’i tejkalojnë’ ata në ajër për disa orë, dhe në tokë për disa ditë”.

Dhe siç ka thënë në fund ai, “NATO u kujdes që gjeneralët e Serbisë ta dinin këtë”.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Kosova News 01/08/2022 01/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?