Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, i është bashkuar ekipit të kryeministrit të detyrë, Albin Kurti.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Kurti përmes një njoftimi në Facebook.
“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë” shkruan Kurti raportom



