KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish- ministri nga PDK-ja flet për pezullim të liberalizimit, reagon Viola von Cramon: Procesi nuk mund të kthehet pas
Politikë

Ish- ministri nga PDK-ja flet për pezullim të liberalizimit, reagon Viola von Cramon: Procesi nuk mund të kthehet pas

Kosova News
Kosova News 13:05 -31/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish- ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës nga radhët e PDK-së, Petrit Selim, të mërkurën në llogarinë e tij në Tëitter publikoi një informacion që sipas tij, është më i fundit nga diskutimet brenda Bashkimit Evropian.

Ai tha se të paktën tri shtete anëtare të BE-së, emrat e të cilëve nuk i përmendi, po e shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Informacioni më i fundit nga diskutimet brenda BE-së. Të paktën tri shtete anëtare të BE-së (nuk do t’i përmend këtu) po shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Lëvizje drastike, e papranueshme, nëse shtyhen. Tani na duhen zgjidhje konkrete të paraqitura nga ana e Kosovës”, shkroi Selimi.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar menjëherë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duke thënë se këto informacione po i dëgjon për herë të parë.

Në reagimin e saj, ajo gjithashtu ka thënë se mund të imagjinojë se kush qëndron pas kësaj, ndërsa ka shtuar se të bëhen pyetje për liberalizimin e vizave dhe fondet e IPA-s është absolutisht e pakthyeshme.

“Këto informacione i dëgjoj për herë të parë. Mund të imagjinoj se kush mund të qëndrojë pas kësaj, por të bëhet pyetje për liberalizimin e vizave dhe fondet e IPA-s është absolutisht e pakthyeshme”, ka shkruar Von Cramon.

Ajo ka shtuar se duhet një zgjidhje urgjente politike për çështjen e veriut të Kosovës.

I hear these information for the first time. I can imagine who could be behind it but to question VisaLib and funds of IPA is an absolute no-go.
We need an urgent political solution for the north! https://t.co/DFhuk64Vek

— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) May 31, 2023

Për çështjen e liberalizimit të vizave dhe për mundësinë që BE-ja të pezullojë këtë proces të mërkurën u pyet edhe kryeministri Albin Kurti në konferencën globale të sigurisë Globsec në Bratisllavë.

“Jam i brengosur por kurrë i frikësuar, është puna ime të mos jem i frikësuar por i brengosur”, tha Kurti.

Gjithashtu lexoni:

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

Sot në Kosovë temperatura deri në 38°C, apel për kujdes nga të nxehtit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë

Kosova News 31/05/2023 31/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Podujeva shpall gjendje emergjente, për shkak të situatës së rënduar me mbeturina
13:48 -05/08/2026
KRU “Prishtina” intervenon në disa rrugë
13:23 -05/08/2026
MINTI zgjeron kapacitetet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut
12:50 -05/08/2026
I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale
12:13 -05/08/2026
Dy kosovarë arrestohen në Shkup, iu gjetën para të falsifikuara në vlerë prej 230 mijë eurosh
11:43 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?