KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-komandanti i “Atlantikut”: Listat e veteranëve të UÇK-së janë fryrë
Politikë

Ish-komandanti i “Atlantikut”: Listat e veteranëve të UÇK-së janë fryrë

Kosova News
Kosova News 20:00 -16/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-komandanti i Batalionit “Atlantiku”, Gani Shehu, ka thënë se lista e veteranëve të UÇK-së është e fryrë, por ka thënë se nuk mund të manipulojë me numra.

Duke folur për protestën e sotme të veteranëve, Shehu ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës i rrit pagat për të gjithë sektorin privat e për administratën publike, e nëse i lë anash veteranët, atëherë kjo mund të shihet si diskriminim. Ai ka thënë se në rast të tillë qeveria duhet të reflektojë dhe të bisedojë edhe me veteranët, por edhe me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje.

Megjithatë, ai ka pranuar se në listë ka veteranë të rrejshëm. “Kjo çështja e fryrjes së listës së veteranëve të luftës është shumë e ndjeshme. Jam shumë i sigurt se janë fry listat, por në çfarë suaza e e në çfarë numra nuk mund të manipulojë dhe se kam atë drejtë të flasë sepse nuk kam evidencë. Por, nuk kam dyshim që janë listat fry”.

Sipas tij, duhet që ky proces të nisë sërish nga fillimi, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të hiqen dilemat për veteranët e rrejshëm dhe të mos përfitojnë ata që nuk kanë dhënë kontribut në luftë në dëm të luftëtarëve të vërtetë.

“Nuk është e vështirë që të indentikohen ata që janë të rrejshëm. Nëse e marrim për bazë mënyrën se si kemi qenë të organizuar në luftë, nga zona operative nëpër brigada e batalione, atëherë secili eprorë në mënyrën e vet e ka pas një listë dhe një mundësi për të pasur listë të veteranëve të vërtetë. Ndoshta është një proces që duhet të rishikohet nga fillimi dhe të pastrohet një herë e përgjithmonë kjo dilemë“, ka shtuar Shehu.

Ish-komandanti i “Atlantikut” tutje ka thënë se nuk i fajësonë veteranët për këtë çështje, por ata që nuk kanë qenë në luftë dhe kanë përfituar nga përfshirja në listën e veteranëve. “Me këtë pjesë të njerëzve duhet të merret drejtësia”, ka thënë ai.

Shehu mendon se është dashur që vetë ushtarët dhe luftëartë e vërtetë të jenë më të zëshmit në këtë drejtim dhe t’i indentifikojnë shkelësit e këtij procesi.

“Është e padrejtë që njerëzit që nuk kanë qenë në luftë të marrin statusin e luftëtarit, veteranit apo invalidit. Nuk them që është i lehtë të përmbyllet si proces, por indenfitikimi i luftëtarëve dhe ushtarëve të vërtetë është i lehtë sepse çdo zonë operative me njësitë tjera vartëse ka pasur një hierarki dhe secili sikur ta bënte punën e vet me kohë atëherë do të ishte një proces që do të mund të përmbyllej dhe të ecej përpara”, ka nënvizuar Shehu.

Brigada “Atlantiku” ishte e përbërë nga një numër i madh i të rinjve shqiptaro-amerikanë, të cilët vendosën që t’i bashkoheshin luftës së shenjtë të UÇK-së për çlirimin e Kosovës./rtk/

Gjithashtu lexoni:

Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin

Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë

Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh

Presidentja Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për konstituimin e Kuvendit dhe bashkëpunimin Kosovë–ShBA

Besnik Krasniqi, kandidat i AAK-së për kryetar të Prizrenit

TAGGED: Komandanti, Veteranët
Kosova News 16/06/2022 16/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
23:15 -02/07/2025
Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
22:52 -02/07/2025
Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA
21:46 -02/07/2025
Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë
21:42 -02/07/2025
Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh
21:38 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?