KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish- këshilltari i Fatmir Limajt pranon fajësinë për mosraportim të saktë të pasurisë
Politikë

Ish- këshilltari i Fatmir Limajt pranon fajësinë për mosraportim të saktë të pasurisë

Kosova News
Kosova News 13:29 -03/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-këshilltarit politik i ish-zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, Luan Malokut, ka pranuar fajësinë për veprën penale mosraportim të pasurisë.

Maloku po akuzohet se gjatë vitit 2019, nuk ka deklaruar saktë të hyrat dhe mëditjet si ish-këshilltar politik.

Një deklarim të tillë rreth fajësisë i akuzuari Maloku e ka bërë pasi që aktakuza u konsiderua e lexuar me pajtimin e palëve.

“E pranoj fajësinë”, tha ai.

Mes të tjerash i akuzuari Maloku ka thënë se kishte qenë lëshim dhe gabim nga ana e tij, pasi nuk e kishte deklaruar rritjen e pagës 100 %, rritje kjo sipas tij kishte ndodh me vendim të Qeverisë në atë kohë.

Tutje, i njëjti ka thënë se edhe paga dhe mëditja ishte bërë direkt përmes bankës nga Thesari i Shtetit në konton e tij, raporton Betimi për Drejtësi.

Mbrojtësja e të akuzuarit Maloku, avokatja Alberina Foniqi–Bojaj ka thënë se nuk e kundërshton pranimin e fajësisë nga ana e të mbrojturit saj,  pasi që është bërë pas konsultimeve të mjaftueshme me mbrojtjen.

Po ashtu e njëjta i ka kërkuar gjykatës që me rastin e shqiptimit të dënimit, pranimi i fajësisë të merret si rrethanë lehtësuese dhe ndaj të mbrojturit saj t’i shqiptohet një dënim sa më i butë i paraparë me Kodin Penal të Kosovës.

Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua as nga ana e prokurorit Besnik Jakupi pasi që sipas tij, ishte bërë në mënyrë vullnetare dhe në konsultim me mbrojtën. Andaj prokurori i ka propozuar gjykatës që ta aprovoi pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit Maloku, ashtu që të njëjtin ta shpallë fajtorë dhe ta dënoj sipas ligjit.

Më pas pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit Maloku u aprovua nga gjykatësi Eroll Gashi.

Shpallja aktgjykimit lidhur me këtë çështje penale pritet të bëhet më 7 gusht 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 9 mars 2023, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Luan Maloku po akuzohet se në cilësinë e ish-këshilltarit politik në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, përkatësisht zëvendëskryeministrit ka vepruar në kundërshtim me nenin 5 paragrafin 1.1, të Ligjit për deklarim, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik.

Siç thuhet në aktakuzë i akuzuari Maloku ka qenë i detyruar që ta deklaroj pasurinë  në Agjencinë Kundër Korrupsionit, përmes formularit për deklarimin e pasurisë, ashtu që me rastin  e deklarimit me datë 8 korrik 2020, për vitin paraprak  1 janar deri më 31 dhjetor 2019, nuk ka deklaruar saktë të hyrat dhe mëditjet  si ish-këshilltar politik në shumën prej  15 mijë e 919 euro e 22 centë ka deklaruar vetëm 6 mijë e 720 euro (560 euro në muaj), të cilën pagë dhe mëditje nuk e ka deklaruar  në tërësi i akuzuari Maloku edhe pse ka qenë i detyruar ta deklaroi.

Me këtë, Maloku po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,  nga neni 430 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Gjithashtu lexoni:

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

Kosova News 03/08/2023 03/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?