KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-gardiani Milenkoviq dënohet me 7 vjet burgim, për krime lufte në Kosovë
Siguri

Ish-gardiani Milenkoviq dënohet me 7 vjet burgim, për krime lufte në Kosovë

Kosova News
Kosova News 14:56 -16/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dragisha Milenkoviqit, duke e dënuar me 7 vjet burgim për krime lufte në Kosovë. Kurse, për armëmbajtje pa leje u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë.

Në këtë rast, Dragisha Milenkoviq akuzohet se në cilësi të gardianit në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, ka torturuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj Milenkoviqit u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Kujtim Krasniqi.

Gjykatësi Krasniqi tha se ndaj Milenkoviqit lidhur me akuzën për krime lufte, gjykata shpall dënim në kohëzgjatje prej 7 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë, ndërsa arma në fjalë urdhërohet të konfiskohet.

I akuzuari u obligua edhe për shpenzimet e procedurës në shumën prej 300 euro dhe 100 euro për fondin e viktimave të krimit.

Atij iu vazhdua masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Aktakuza e ngritur më 26 dhjetor 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Dragisha Milenkoviqin se në cilësinë e gardianit të burgut të Prishtinës dhe të Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në burgun e Prishtinës dhe atë të Lipjanit, në bashkëkryerje në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë.

Më 10 janar 2024, në seancën fillestare Milenkoviq ishte deklaruar i pafajshëm për krime lufte, ndërsa kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje

Gjithashtu lexoni:

FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve

BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim

Gjykata Themelore konfirmon aktakuzën ndaj spiunëve të BIA-s serbe, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan mbajnë trajnim të përbashkët  

Kompanitë e terroristit Milan Radojçiq, sponsorizuese të qendrës sportive në Mitrovicën Veriore që e mbylli dje Policia e Kosovës

Kosova News 16/04/2025 16/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?