KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
Lajme

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni

Kosova News
Kosova News 23:43 -10/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi i është kthyer mbrapa momentit kur ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit në vitin 2011, në atë kohë nga kryeministri Hashim Thaçi.

Reshat Maliqi në Kallxo Përnime rrëfeu momentin kur kishte kuptuar shkarkimin e tij, që thotë se e kishte marrë nga lajmet në televizion.

“Me një fqinjin timin kam qenë duke pirë kafe, kur vajza ime më ka thirrë në telefon prej Ferizajt, më ka thënë “ku je”, i thash qe në terrasë po pikafe, tha “po shkruan në televizion që je shkarku prej pozitës”, thash mos është ndonjë emision humoristik, “tha jo jo s’po ndalet”. Atëherë kam shkuar në banesë. Kur shkova në banesë, vetëm mediat depërtuan dhe më thirrën, më pyetën, i thash jam në banesë duke pirë kafe me familje, thash po e përcjelli edhe unë situatën. Por nuk kisha asnjë informim zyrtar”, rrëfen Maliqi.

Tutje, Maliqi ka thënë se e ka telefonuar ministrin e Brendshëm në atë kohë, Bajram Rexhepin, i cili, sipas tij, i ka thënë se nuk di asgjë për shkarkimin.

“Unë e kam parë përmes televizionit, pastaj e kam thirrë ministrin Bajram Rexhepin, të ndjerin, tha “unë nuk di asgjë”. Mu ka dokë e pamundur që ai nuk ka ditë asgjë, sepse më vonë e kam vërtetuar se ai e ka ditur çdo send dhe kanë qenë bashkë me kryeministrin në atë moment, por nuk e di arsyen, sepse unë nuk kam qenë ndonjë person i rrezikshëm që e kam rrezikuar ose e kam fy atë, ose e kisha përdorë ndonjë fjalor të rëndë ndaj tij. Kryeministri e ka pasur të drejtën dhe e ka të drejtën për emërimin e drejtorit, por nuk e ka të drejtën e shkarkimit. Çështja e shkarkimit të drejtorit rregullohet me ligj të Policisë. Ndaj meje nuk është zhvilluar asnjë procedurë as disiplinore e as procedurë penale”, ka thënë Maliqi.

Reshat Maliqi ishte emëruar drejtor i Policisë në vitin 2011, por më pas ishte shkarkuar me vendim të kryeminsitrit në atë kohë Hashim Thaçit. Gjykata vite më vonë kishte konstatuar se shkarkimi i tij ka qenë i kundërligjshëm.

Në intervistë ish koloneli Maliqi flet për ndikimin politik në Policinë e Kosovës, e luftimin e kontrabandës në veri të vendit.

Reshat Maliqi po ashtu flet edhe për aksionin policor të vitit 2011 në veri, gjatë së cilit u vra polici Enver Zymberi, e shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit me vendim të ish kryeministrit Hashim Thaçi.

Në këtë intervistë Maliqi flet edhe për procesin e Vettingut në Policinë e Kosovës e testimin e policëve me testin e poligrafit.

Gjithashtu lexoni:

Lirohet kosovari që theri me thikë tre persona në Gjermani

Autoritetit i Konkurrencës ruan pavarësinë institucionale dhe mandatin ligjor – refuzon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga “Grupi LDK”, znj. Hykmete Bajrami

Policia inicion rast penal pas kërcënimit ndaj presidentes Osmani

Ambasadori britanik bën thirrje për formimin urgjent të institucioneve në Kosovë

Komuna e Suharekës nuk aplikoi për programin e Banimit të Përballueshëm dhe Social – Reagon shefi i asamblistëve të VV-së

Kosova News 10/05/2025 10/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Hyseni njofton se është nënshkruar kontrata për stadiumin e Gjilanit
19:37 -20/05/2025
Lirohet kosovari që theri me thikë tre persona në Gjermani
19:32 -20/05/2025
Autoritetit i Konkurrencës ruan pavarësinë institucionale dhe mandatin ligjor – refuzon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga “Grupi LDK”, znj. Hykmete Bajrami
19:00 -20/05/2025
Policia inicion rast penal pas kërcënimit ndaj presidentes Osmani
18:36 -20/05/2025
Ambasadori britanik bën thirrje për formimin urgjent të institucioneve në Kosovë
18:32 -20/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?