KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-diplomati amerikan kushtëzon anëtarësimin e Serbisë në BE me njohjen e Kosovës
Rajon

Ish-diplomati amerikan kushtëzon anëtarësimin e Serbisë në BE me njohjen e Kosovës

Kosova News
Kosova News 19:22 -25/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, ka vlerësuar se marrëveshja për targat, të cilën Kosova dhe Serbia e arritën të mërkurën në Bruksel, mund të jetë një prelud për arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë në negociatat mes dy vendeve.

“Ka më shumë gjasa që kjo të jetë një zgjidhje për një krizë afatshkurtër, por unë me të vërtetë shpresoj për një zgjidhje afatgjatë gjithashtu. Ndoshta ky sukses mund të çojë në diçka tjetër. Nuk ka pse, por mundet. Po i referohem çështjeve të tjera që duhet të zgjidhen – përpara se të arrihet një njohje përfundimtare. Kjo, natyrisht, ka të bëjë me njohjen e Kosovës nga Serbia – ku nga këndvështrimi ynë, Serbia do të anëtarësohej në Bashkimin Evropian. Këto dy gjëra shkojnë paralalisht”, tha diplomati amerikan në pension në një intervistë për Zërin e Amerikës në edicionin serbisht.

Kirby beson se është mirë që ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shtyu përpara këtë proces.

Kur u pyet se çfarë mendon se solli kthesën, ai thotë se “është e mundur që të dyja palët filluan të kenë një pikëpamje më serioze të asaj që po ndodh në Ukrainë, dhe se ka ende një perspektivë evropiane – dhe se Bashkimi Evropian mund të pranojë anëtarë të rinj”.

Se cilat mund të jenë përfitimet afatgjata nga marrëveshja e arritur, ish-diplomati amerikan shprehet se ka qenë një çështje irrituese prej vitesh dhe “është mirë të heqim qafe barrën që mund të çojë në kriza siç ka pasur në të kaluarën”.

“Ka pasur tridhjetë probleme të tilla dhe është mirë që të zgjidhen një nga një”.

Ai shton se është e nevojshme që Prishtina dhe Beogradin të mësojnë të tolerojnë njëri-tjetrin dhe ta trajtojnë si fqinj.

“Nuk duhet ta duash fqinjin tënd – por duhet të pranosh që ai jeton pranë teje”.

Ai beson se në të ardhmen të dyja palët duhet të konsiderojnë diçka që mund ta zbatojnë.

Sa i përket ndikimit amerikan në zgjidhjen e çështjes me Kosovën, ai beson se ata kanë pasur ndikim për një kohë të gjatë, por nuk e kanë shfrytëzuar shumë.

“Ajo që dua të them është se të dyja vendet janë në Evropë, BE-ja është një institucion evropian, por Shtetet e Bashkuara kanë një opinion të lartë për Evropën dhe BE-në. Kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë t’i ndihmojmë ata ku të mundemi, dhe këtë e kemi bërë që kur isha i përfshirë, kur isha ambasador në Serbi. Dhe kjo do të vazhdojë, sepse SHBA-ja duhet të ketë një rol për të luajtur. Ndoshta në një moment do të na kërkohet edhe të ndihmojmë financiarisht për disa gjëra dhe pjesëmarrja jonë siguron që ne do të vazhdojmë të kontribuojmë”, thotë Kirby.

Ai shton gjithashtu se procesi i dialogut mes dy palëve udhëhiqet nga BE-ja dhe se SHBA-të nuk duhet të përfshihen më në të pas marrëveshjes për targa.

I pyetur se çfarë mendon për propozimin franko-gjerman, ai thotë se Franca dhe Gjermania kanë një ndikim të madh në BE “dhe nuk mund të bëhen pjesëmarrëse në dialog pa dy shtete që udhëheqin përpjekjet për t’ju ndihmuar në këtë”.

“Megjithatë, mendoj se në një moment të caktuar do të duhet të përfshihen më shumë vendet që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës. Spanja dhe Qiproja do të duhet të bëhen më të hapura ndaj idesë. Duhet të kemi Gjermaninë dhe Francën, por nuk mjafton”, vlerëson ai. 

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 25/11/2022 25/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?