KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IS-i merr përgjegjësinë për sulmin në kishën në Stamboll
Botë

IS-i merr përgjegjësinë për sulmin në kishën në Stamboll

Kosova News
Kosova News 15:18 -29/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një kishë katolike romake në Stamboll, ku u vra një person.

Sulmi ndodhi të dielën, më 28 janar, gjatë një shërbese.

Grupi ekstremist tha përmes një deklarate se ka kryer “sulm në një tubim të pafeve të krishterë gjatë një ceremonie të tyre politeiste” në Kishën e Shën Marisë në lagjen Bujukdere të Stambollit.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha në orët e vona të së dielës se dy persona, që ai tha se ishin anëtarë të IS-it, janë arrestuar lidhur me sulmin. Sipas tij, njëri është nga Taxhikistani dhe tjetri nga Rusia.

Deklarata përmes së cilës IS-i mori përgjegjësinë për sulmin u publikua në Aamaq, krahun mediatik të IS-it, së bashku me fotografitë e dy persona të maskuar e të armatosur, të cilët, sipas grupit militant, kryen sulmin.

IS-i tha se në sulm u vra një person dhe u plagos një tjetër, por autoritetet turke kanë deklaruar se një person është vrarë, por nuk ka të plagosur të tjerë.

Yerlikaya tha se policia ka bastisur 30 lokacione dhe ka arrestuar 47 persona, si pjesë e hetimit për këtë sulm.

“Asnjëherë nuk do të tolerojmë ata që tentojnë të pengojnë paqen në shtetin tonë”, tha ministri turk.

Më 3 janar, 25 anëtarë të dyshuar të IS-it u arrestuan në mbarë Turqinë, nën dyshimet se kishin planifikuar sulme ndaj kishave dhe sinagoga, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

IS-i në të kaluarën nuk kishte kryer sulme ndaj faltoreve në Turqi, por ka kryer një sërë sulmesh vdekjeprurëse në mbarë vendin, përfshirë edhe një sulm në një klub nate më 2017 në Stamboll, kur u vranë 39 persona. IS-i po ashtu ka kryer një sulm me bombë më 2015 në Ankara, duke vrarë 109 persona./rel

Gjithashtu lexoni:

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, humbin jetën mbi 20 nxënës

Kosova News 29/01/2024 29/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
77%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
33 °C
Wed
25 °C
Thu
28 °C
Fri
16 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit
18:56 -20/07/2026
Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave
18:50 -20/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës
18:04 -20/07/2026
Aksident trafiku në Istog, humbin jetën dy persona
17:57 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?