KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Irani e mohon se SHBA-ja e paralajmëroi për sulmin vdekjeprurës nga IS
Botë

Irani e mohon se SHBA-ja e paralajmëroi për sulmin vdekjeprurës nga IS

Kosova News
Kosova News 19:34 -26/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Irani i ka hedhur poshtë raportimet në media se Shtetet e Bashkuara (SHBA) e kishin paralajmëruar për një sulm nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ku u vranë mbi 90 njerëz.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, e citoi të premten “një burim të informuar diplomatik” i cili e hodhi poshtë një raportim të Wall Street Journal më 25 janar se inteligjenca amerikane e kishte paralajmëruar Iranin për sulmin.

Ajo e citoi edhe një “burim të sigurisë” duke thënë se “edhe po të ishte e vërtetë, Uashingtoni do ta kishte ndarë këtë informatë të inteligjencës për ta mbrojtur veten kundër reagimit të Iranit”.

Përgjegjësinë për dy shpërthimet më 3 janar gjatë përkujtimit të përvjetorit të Qassem Soleimanit, gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, në qytetin juglindor, Kerman, e mori Shteti Islamik (IS).

Ky grup tha se dy anëtarë të tij i detonuan jelekët e tyre të mbushur me eksplozivë, duke shkaktuar vdekjen e mbi 90 njerëzve dhe plagosjen e më shumë se 280 të tjerëve.

Irani i ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin se kanë gisht në këtë sulm, pa dhënë ndonjë dëshmi për këtë.

Teherani ka kohë të gjatë që pretendon, duke mos dhënë kurrfarë dëshmie, se Shtetet e Bashkuara kanë lidhje me IS-in.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonime, e konfirmoi raportin e Wall Street Journal për paralajmërimin e Iranit në një emial dërguar Radios Farda të Radios Evropa e Lirë.

“Ne i ofrojmë këto paralajmërime, pjesërisht sepse nuk duam që njerëzit e pafajshëm të humbin jetën në sulme territori”, tha zyrtari amerikan në një email.

Wall Street Journal citoi zyrtarët amerikanë në kushte anonime duke thënë se informatat dërguar Iranit ishin “mjaftueshëm specifike për lokacionin”, të cilat kanë mundur ta ndihmonin Teheranin ta parandalonte sulmin.

Radio Farda mësoi se paralajmërimi u bë rreth një javë para sulmit.

Këto shpërthime kanë nxitur frikën se mund të zgjerohet konflikti në rajon, pasi Izraeli po e vazhdon luftën kundër grupit të cilësuar organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, Hamas, në Rripin e Gazës, dhe grupi rebel Huthi nga Jemeni, i cili është i lidhur me Iranin, po i vazhdon sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Gjithashtu lexoni:

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, humbin jetën mbi 20 nxënës

Kosova News 26/01/2024 26/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Bajrami po gënjen për Deponinë e Sferkës, KMDK-ja nuk e menaxhon atë
18:00 -19/07/2026
Ambasadori gjerman: Institucionet të formohen sa më shpejt, të shmanget një tjetër pasiguri
17:46 -19/07/2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran
17:23 -19/07/2026
​Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen rëndë dy persona
15:54 -19/07/2026
Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij
15:15 -19/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?