KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IPK-ja zbulon manipulime me gjobat për shpejtësi: 55 raste me të dhëna të ndryshuara
Siguri

IPK-ja zbulon manipulime me gjobat për shpejtësi: 55 raste me të dhëna të ndryshuara

Kosova News
Kosova News 10:04 -30/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar sot një raport të jashtëzakonshëm inspektimi, që trajton përdorimin e teknologjisë për matjen e shpejtësisë në trafik. Raporti ka zbuluar mospërputhje të konsiderueshme ndërmjet të dhënave të radarëve dhe atyre të shënuara në gjoba, duke ngritur dyshime serioze për keqpërdorim të mundshëm të detyrës zyrtare nga zyrtarë policorë.

Inspektimi është realizuar me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv të IPK-së, pasi IPK-ja kishte pranuar informacione se disa zyrtarë nuk po shqiptonin gjoba për shkeljet e konstatuara me radar.

Nga analiza e 84 mostrave/gjobave, IPK-ja ka identifikuar katër lloje kryesore të mospërputhjeve:

Në 55 raste, shpejtësia e regjistruar në radar ka qenë më e lartë se ajo e shënuar në gjobë;

- Reklamë -

Në 23 raste, kufizimi i shpejtësisë i shënuar në radar ka qenë ndryshe nga ai në gjobë;

Në 3 raste, lloji i shkeljes i shënuar në gjobë nuk përputhej me atë të matur me pajisje;

 Në 3 raste, gjoba ishte dhënë sipas një paragrafi të gabuar të ligjit.

Këto mospërputhje, sipas IPK-së, përbëjnë dobësi serioze dhe lënë hapësirë për keqpërdorim apo manipulim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Gjetjet janë të rëndësishme për strukturat drejtuese dhe operative të Divizionit të trafikut rrugor, përfshirë edhe njësitë rajonale dhe ato për kontroll të autostradave.

Në përfundim, IPK-ja ka dalë me 7 rekomandime konkrete, duke përfshirë:

Hartimin e një udhëzuesi për përdorimin e teknologjisë së matjes së shpejtësisë;

Trajnime shtesë për zyrtarët policorë;

Forcimin e kontrolleve ndaj të dhënave që futen në pajisje;

Parandalimin e praktikave të dëmshme gjatë shqiptimit të gjobave;

Përdorim më efikas të automjeteve inteligjente;

Monitorim të procesit të shkarkimit dhe ruajtjes së materialeve të regjistruara;

Zbatimin e praktikës së printimit të kundërvajtjeve për transparencë më të lartë.

Ky raport vjen në një kohë kur qytetarët gjithnjë e më shumë po kërkojnë profesionalizëm, saktësi dhe drejtësi në zbatimin e Ligjit në trafik.

Gjithashtu lexoni:

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Kosova News 30/07/2025 30/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?