KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Investimet e MASHTI-it, përurohet salla e re e Edukatës Fizike dhe katër kabinete në Suharekë
Arsim

Investimet e MASHTI-it, përurohet salla e re e Edukatës Fizike dhe katër kabinete në Suharekë

KosovaNewss
KosovaNewss 15:33 -05/05/2023
Shpërndaje
List of Images 1/4
naga1
naga2
naga3
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në dy aktivitete shkollore, në shkollën “Skënder Luarasi” në Suharekë, si dhe në shkollën “Mazllum Këpuska” në Gjakovë.

Në shkollën “Skënder Luarasi”, u shënua dita e shkollës, me ç’rast u bë edhe inaugurimi i pajisjeve të dorëzuara nga projekti LuxDev për këtë institucion të arsimit dhe aftësimit profesional, si dhe salla e Edukatës Fizike.

Ministrja Nagavci, me këtë rast, shprehu kënaqësinë që përveç shënimit të ditës së shkollës, po përurohen edhe kabinetet për katër profile, të cilat do të ndihmojnë nxënësit që të arrijnë shkathtësitë e nevojshme për tregun e punës.

Ministrja po ashtu përgëzoi stafin menaxhues, mësimdhënësit e nxënësit e shkollës për punën e madhe që kanë bërë dhe për rezultatet e sukseset që ka arritur kjo shkollë, ndërsa uroi që të vazhdojnë me suksese të reja.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, falënderoi ministren për vizitën dhe përfaqësuesit e projektit për investimet, ndërsa foli edhe për projekte të tjera të infrastrukturës shkollore.

Ministrja Nagavci, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e shënimit të festës së shkollës “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, ku tha se rezultatet në këtë shkollë vazhdojnë të jenë të dëshmuara çdo ditë e më shumë.

Ministrja tha se nuk është aty vetëm për të vlerësuar punën e mirë që bëhet, por edhe për të treguar përkushtimin e Ministrisë për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira në arsim, me ç’rast përmendi edhe mbështetjen në zgjerimin e Sallës së Edukatës Fizike për këtë shkollë.

Ndërkaq, drejtori i arsimit në Komunën e Gjakovës, Muhamet Ilazi uroi suksese në dije për nxënësit dhe punë të palodhshme për mësimdhënësit e shkollës dhe gjithë komunës së Gjakovës.

Gjithashtu lexoni:

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa

Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

MASh kërkon që ngacmimi seksual nga drejtori i shkollës të trajtohet me prioritet

KosovaNewss 05/05/2023 05/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?