Skuadra e Interit ka reaguar pas vendimit të apelit për ndeshjen ndaj Juventusit në Kupën e Italisë.
Në ndeshjen e parë gjysëmfinale e cila përfundoi me barazim 1-1, në fund të ndeshjes pati disa përleshje mes futbollistëve.
Goli i Lukakut në sekondat e fundit të ndeshje, pasi me një frustrim të tifozëve të Juventusit, ku e shanë në baza racore.
Sulmuesi belg, ubndëshkua me karton të kuq pasi e cilësoi provokim festimin e tij përpara tifozëve të Juves.
Drejtuesit zikaltër pas ndeshjes apeluan kartonin e kuq të Lukakut, por ankesa e tyre u hedh poshtë nga Gjykata Sportive e Apelit dhr nuk fo të luaj në ndeshjen e kthimit.
Pas konfirmimit të pezullimit, klubi zikaltër ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare:
“Interi shpreh pakënaqësinë e madhe për faktin që viktima është kthyer në fajtorin e vetëm”, thuhet në komunikatë.
Ndeshja Inter – Juventis do të luhet më 26 prill.