Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se institucionet po angazhohen maksimalisht që personat e dënuar me burg të marrin shkollimin e trajnimin e duhur profesionale që pas shlyerjes së dënimeve të integrohen në shoqëri.
Në këtë rrjedh pas përfundimit me sukses të trajnimeve, 35 të dënuar i kanë pranuar të hënën certifikatat për aftësim profesional.
Ministrja Haxhiu tha se këto certifikata do t’u ofrojnë të dënuarve mundësi për një të jetë më të mirë pas përfundimit të dënimeve.
“Integrimi i tyre në shoqëri është shumë i rëndësishëm prandaj do të angazhohemi shumë për këtë qëllim. Falënderoj stafin për punën dhe angazhimin maksimal”, ka thënë Haxhiu, teksa ka dhënë certifikatat për ata që kanë mbaruar me sukses trajnimet.




