KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Instituti për Studimin e Luftës: Shefi i Wagnerit ‘po minon’ Putinin
Politikë

Instituti për Studimin e Luftës: Shefi i Wagnerit ‘po minon’ Putinin

Kosova News
Kosova News 12:30 -21/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në analizën e re të situatës në Ukrainë, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) pretendon se themeluesi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ndoshta pa dashje, po minon presidentin rus Vladimir Putin.

Prigozhin publikoi një seri videosh, në të cilat ai pretendon se ka mbërritur në fushëbetejë pranë Bakhmutit, për të folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ofertat” e Prigozhin për negociata me Zelenskyn nuk duhet të merren seriozisht, pasi ai nuk mban asnjë pozicion zyrtar në Rusi, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ISW thekson se kjo nuk e pengon Prigozhinin të prezantohet si një figurë e shquar politike dhe ushtarake në Rusi. Vërejtjet e Prigozhin ka të ngjarë të jenë një përgjigje ndaj ofertave të Zelensky për të negociuar drejtpërdrejt me Putinin, pasi Rusia të tërheqë forcat e saj nga Ukraina.

Paraqitja e Prigozhinit në vijën e frontit dobëson më tej përpjekjet e Putinit për t’u pozicionuar si një lider lufte, pasi Putini as nuk i ka vizituar territoret nën pushtimin rus, e lëre më të jetë diku afër vijës së frontit.

Një problem shtesë për Kremlinin është se përdoruesit e mediave sociale, ekspozuan ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili pretendoi se kishte vizituar fushëbetejën më 17 dhjetor.

Publikimi i një videoje nga Ministria ruse e Mbrojtjes e udhëtimit të Shoigut në Armyansk, Krime, zbuloi se Shoigu nuk ishte në të vërtetë në vijën e frontit.

Prigozhin nuk e kritikoi drejtpërdrejt Putinin që nuk u paraqit në vijën e parë të frontit, por vizitat e tij dhe të Zelenskyt në vijën e parë, kërcënojnë statusin e Putinit si komandant i përgjithshëm.

Ndërsa Kremlini po përpiqet të përmirësojë reputacionin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Prigozhin po bën përpjekje të mëdha për të legalizuar Wagnerin në Rusi.

Media shtetërore ruse RT publikoi një raport dhjetëminutësh mbi Wagnerin, duke përshkruar krijimin e një organizate paraushtarake nga Prigozhin, si një përpjekje për të mbështetur “interesat ruse” dhe për të mbrojtur “botën ruse”.

Instituti thekson se Prigozhin po përpiqet kështu të çlirojë Wagnerin nga stigma mercenare, në mënyrë që grupi të marrë statusin e një formacioni ushtarak legjitim në Rusi. 

Gjithashtu lexoni:

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

Kosova News 21/12/2022 21/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri
21:40 -06/06/2025
Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
21:08 -06/06/2025
Sylvinho: Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore
21:05 -06/06/2025
Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”
21:03 -06/06/2025
Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?