KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Instituti Pedagogjik i Kosovës zhvillon tryezë diskutimi për avancimin e performancës së shkollës bazuar në dëshmi
Arsim

Instituti Pedagogjik i Kosovës zhvillon tryezë diskutimi për avancimin e performancës së shkollës bazuar në dëshmi

Kosova News
Kosova News 18:42 -11/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ambientet e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, Instituti Pedagogjik i Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, organizoi një tryezë diskutimi me temën Avancimi i performancës së shkollës bazuar në dëshmi: përvoja dhe praktika.

Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues nga Instituti: Osman Buleshkaj – drejtor, Tringa Dedi – bashkëpunëtore shkencore, Bekim Morina – hulumtues i pavarur, Arbnesha Mexhuani – hulumtuese, si dhe përfaqësues nga DKA-ja në Gjilan, drejtorë dhe mësimdhënës të shkollave, pedagogë dhe koordinatorë të cilësisë.

Qëllimi i tryezës ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet IPK-së, DKA-së dhe shkollave, me synim përmirësimin e performancës së shkollave, me theks të veçantë në zhvillimin e lexim-kuptimit dhe lexim-shkrimit, si dhe zbatimin e sistemit të licencimit dhe vlerësimit të performancës së mësimdhënësve.

Tryeza shërbeu si platformë për ndarjen e praktikave të mira, identifikimin e sfidave dhe zhvillimin e qasjeve të përbashkëta, të bazuara në të dhëna dhe përvoja konkrete nga terreni.

Temat kryesore të diskutimit:

Strategjitë dhe metodat e mësimdhënies me fokus në lexim-kuptim dhe lexim-shkrim;

Planifikimi zhvillimor dhe vlerësimi i performancës së shkollës;

Licencimi dhe vlerësimi i performancës së mësimdhënësve;

Zhvillimi profesional me bazë në shkollë.

Në sesionin hyrës, pjesëmarrësit u përshëndetën nga shefi i arsimit në Komunën e Gjilanit dhe drejtori i IPK-së, z. Osman Buleshkaj.

Z. Bekim Morina prezantoi gjetjet dhe rekomandimet e dala nga hulumtimi me temën “Qasja metodike e mësimdhënësve për zhvillimin e lexim-kuptimit te nxënësit.” Ai theksoi se, bazuar në këto rekomandime, IPK-ja ka planifikuar hartimin e një udhëzuesi për lexim-kuptim, shkrim-lexim dhe mendim kritik e kreativ, si dhe zhvillimin e moduleve të trajnimit për mësimdhënësit.

Ndërkohë, z. Osman Buleshkaj foli për procesin e licencimit, vlerësimin e brendshëm të mësimdhënësve dhe zhvillimin e tyre profesional, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të ekipeve në kuadër të shkollës.

Znj. Tringa Dedi prezantoi disa nga aktivitetet e planifikuara për vitin shkollor 2025/2026, përfshirë temat për bashkëpunim dhe programet e trajnimeve që do të ofrojë IPK-ja për shkollat.

Pjesëmarrësit ndanë përvoja të vlefshme dhe diskutuan mbi sfidat aktuale dhe mundësitë për përmirësimin e cilësisë në arsim, përmes qasjeve të koordinuara dhe mbështetjes së ndërsjellë.

Në përmbyllje, përfaqësuesit e IPK-së dhe DKA-së nënvizuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe ndërtimit të kapaciteteve të qëndrueshme për të mbështetur shkollat në përmbushjen e standardeve të cilësisë.

Sipas oraganizatorëve, gjatë javeve në vazhdim tryeza do të zhvillohen edhe me komunat e tjera, për të diskutat tema të tjera me rëndësi për arsimin parauniversitar.

Gjithashtu lexoni:

Publikohet tenderi, për ndërtimin e pesë shkollave të reja

Ushtarët turq hapin kabinetin e informatikës në shkollën Fatmir Berisha

Përurohet çerdhe e re në Skënderaj, Kurti: Po e sjellim Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian në aspektin ekonomik e arsimor

Përurohet çerdhja e re në Skënderaj

MASH-i konstaton: Shkolla e vjetër e Nerovës nuk është në gjendje të mirë

Kosova News 11/06/2025 11/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor
22:54 -12/06/2025
Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
22:10 -12/06/2025
Atalanta kërkon Edon Zhegrovën
21:32 -12/06/2025
Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje
21:29 -12/06/2025
Kamberi: Çlirimi i Kosovës ishte shpëtim i popullit
21:01 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?