KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Instituti Pedagogjik i Kosovës forcon bashkëpunimin me DKA-të për avancimin e performancës së shkollave – tryeza e radhës në Ferizaj
Arsim

Instituti Pedagogjik i Kosovës forcon bashkëpunimin me DKA-të për avancimin e performancës së shkollave – tryeza e radhës në Ferizaj

Kosova News
Kosova News 20:26 -25/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Ferizaj u zhvillua tryeza e diskutimit me temë “Avancimi i performancës së shkollës bazuar në dëshmi: përvoja dhe praktika”, e organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe Drejtoria e Arsimit. Ky aktivitet synon fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet IPK-së dhe Drejtorive Komunale të Arsimit, me qëllim përmirësimin e performancës së shkollave, me fokus të veçantë në zhvillimin e aftësive të lexim-kuptimit dhe lexim-shkrimit tek nxënësit.

Tryezën e hapi drejtori i DKA-së në Ferizaj, Afrim Llabjani, i cili falënderoi Institutin Pedagogjik për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin në adresimin e sfidave në sistemin arsimor.

Ndërkaq, drejtori i IPK-së, Osman Buleshkaj, theksoi rëndësinë e përdorimit të të dhënave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për ngritjen e cilësisë në arsimin fillor dhe të mesëm.

Gjatë tryezës, hulumtuesi Bekim Morina prezantoi rezultatet e studimeve mbi strategjitë dhe metodat më efektive të mësimdhënies, me fokus në përmirësimin e lexim-kuptimit. Ai ndau të gjeturat nga hulumtimi, rekomandime konkrete dhe hapat që duhet të ndërmerren për të rritur efikasitetin e këtyre metodave në procesin mësimor, duke nxitur një diskutim të frytshëm dhe reflektues te pjesëmarrësit.

Bashkëpunëtori shkencor, njëherësh drejtor i Institutit, Osman Buleshkaj, ofroi informata për procesin e licencimit, vlerësimit të performancës dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Ai nënvizoi rëndësinë e përtrirjes së licencave të karrierës dhe theksoi rolin thelbësor të vlerësimit të brendshëm për avancimin e cilësisë së mësimdhënies në shkolla.

Gjithashtu, Tringa Dedi (shefe e Departamentit) dhe Zehrije Plakolli (hulumtuese) prezantuan programet e trajnimit që IPK-ja ofron për mësimdhënësit, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit profesional të vazhdueshëm.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore: zyrtarë të DKA-së, drejtorë dhe mësimdhënës të shkollave, pedagogë dhe koordinatorë të cilësisë, të cilët ndanë përvojat, sfidat dhe propozimet për avancimin e lexim-shkrimit dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

Në fazën përmbyllëse, u diskutuan temat prioritare për bashkëpunim gjatë vitit shkollor 2025/2026 dhe drejtori Buleshkaj ftoi DKA-në dhe shkollat të identifikojnë fushat që kanë nevojë për mbështetje, duke theksuar nevojën për planifikim të përbashkët dhe krijim të rrjeteve profesionale mbështetëse.

Tryeza përfundoi me zotimin e përbashkët për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të strukturuar ndërmjet Institutit Pedagogjik dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit, me synim ngritjen e standardeve dhe cilësisë në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe përgatitjen e nxënësve për sfidat e kohës.

Gjithashtu lexoni:

MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Vendimi për emërimin e ushtrueses së detyrës është i pavlefshëm

Gjatë Maturës Shtetërore, disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave

18.800 maturantë sot do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore

Nesër mbahet Provimi i Maturës Shtetërore

Kurti uron diplomimin studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Kosova News 25/06/2025 25/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësive në Luginë, me vendimet e saj është përherë pranë dhe praninë do ta rrisë nga viti në vit
22:46 -25/06/2025
Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë
22:27 -25/06/2025
Hoxhaj: E mbështes koalicionin Vetëvendosje – PDK
22:01 -25/06/2025
Çeku: Shtimja shumë shpejt do të bëhet me stadium modern
21:28 -25/06/2025
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak
21:12 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?