KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Institucionet vazhdojnë aksionet kundër kontrabandës, kapet mall i futur nga Maqedonia në vlerë rreth 18000 euro (FOTO)
Siguri

Institucionet vazhdojnë aksionet kundër kontrabandës, kapet mall i futur nga Maqedonia në vlerë rreth 18000 euro (FOTO)

Kosova News
Kosova News 10:22 -14/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Institucionet e Republikës së Kosovës po vazhdojnë me angazhimet e tyre për parandalimin e kontrabadimit me mallra.

Kësaj radhe malli i kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut është kapur nga njësitet e antikontrabandës nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në regjionin e Vitisë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në vazhdën e zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit e në veçanti të kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve të pranuara përmes rrugëve zyrtare të PK-së është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar i cili kishte të ngarkuar një automjet me mall të kontrabanduar në Viti, i cili dyshohet se po fuste mallin e kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. 

Bëhet e ditur se dje Njësia e Task Forcës – Lindje, gjatë zbatimit të detyrave sipas autorizimeve policore për parandalimin, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale  R. T.

Te personi i ndaluar, sipas njoftimit gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur të ngarkuara 43 paketa me mallra-suplemente  (proteina) të llojeve të ndryshme me peshë rreth 210 kg, me vlerë sipas tregut rreth 18.000 euro, mall për të cilin nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e tij, i cili dyshohet se ishte kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga RMV-RKS.

Tutje sqarohet se lidhur me rastin është kryer edhe kontrolli në një lokacion tjetër të dyshuar por nuk është gjetur sasi e mallrave tjera.

Të gjitha veprimet rreth rastit në fjalë thuhet se  janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli  dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë dhe rasti trajtohet tutje në procedurë të rregullt.

Gjithashtu lexoni:

Arrijnë në gjykatë pesë policët e përfshirë në rastin 27-vjeçarit në Lipjan

Miftaraj: Në bazë të informatave që kemi, autopsia ka përcaktuar se Zejnullahu u ngulfat nga policia

Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan

Rasti i vdekjes në Lipjan, mbahet seanca dëgjimore ndaj policëve

Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë

Kosova News 14/11/2023 14/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet një pistoletë në banjon e APN-së
10:28 -09/07/2025
Arrijnë në gjykatë pesë policët e përfshirë në rastin 27-vjeçarit në Lipjan
10:15 -09/07/2025
Komuna e Gjilanit mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh
09:50 -09/07/2025
Miftaraj: Në bazë të informatave që kemi, autopsia ka përcaktuar se Zejnullahu u ngulfat nga policia
09:39 -09/07/2025
Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan
09:22 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?