Institucionet e Republikës së Kosovës po vazhdojnë me angazhimet e tyre për parandalimin e kontrabadimit me mallra.
Kësaj radhe malli i kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut është kapur nga njësitet e policisë kufitare në zonën e komunës së Vitisë.
“Policia kufitare e Kosovës, konkretisht njësitë task-forcë me datë, 27.02.2023, rreth orës 19:50, në Mjak të Vitisë kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit nga autoritetet janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e filterëve të cigareve (128 pako x 10 000 filtera për pako), gjithsej (1,280,000-një milion e dyqind e tetëdhjetë mijë copë filtër) për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës,.
Tutje, Policia njofton se me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.



