Institucionet e Republikës së Kosovës po vazhdojnë me angazhimet e tyre për parandalimin e kontrabadimit me mallra.
Kësaj radhe malli i kontrabanduar nga Serbia është kapur nga njësitet e antikontrabandës së Doganës së Kosovës, në regjionin e Lipjanit.
“Njësitet e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi në regjionin e Lipjani. Njësitet antikontrabandë fillimisht kanë identifikuar një automjet që dyshohet se barte mallra kontrabandë. Pas ndalimit të këtij automjeti janë gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave (pije joalkoholike) të cilat ishim pa dokumentacion përkatës, respektivisht të kontrabanduara nga Serbia”, thuhet nga Dogana e Kosovës.
Bëhet e ditur se më pas zyrtarët e Doganës kanë arritur ta identifikojnë depon ku ishte furnizuar automjeti dhe me këtë rast janë gjetur pije të konsiderueshme të kontrabanduara.
Në total sipas Doganës janë sekuestruar 3600 litra pije të cilat janë sekuestruar.
“Të gjitha mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës e ka aplikacionin #eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi./KosovaNews/





