KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Institucionet përgjegjëse përgatiten për furnizim të qëndrueshëm me energji
Ekonomi

Institucionet përgjegjëse përgatiten për furnizim të qëndrueshëm me energji

Kosova News
Kosova News 08:59 -30/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Institucionet përgjegjëse po i bëjnë përgatitjet e duhura për furnizim me energji elektrike gjatë dimrit. Një nga to është edhe KEDS. Zëdhënësi i kësaj korporate, Lulzim Krasniqi, tha se pritet të këtë furnizim të qëndrueshëm por kjo thotë se varet nga disa faktorë.

“Se a do të ketë furnizim të qëndrueshëm varen nga disa faktorë: prodhimi, sasia e konsumit dhe çmimi i energjisë në berza ndërkombëtare. Aktualisht kemi furnizim të qëndrueshëm dhe presim që të kemi furnizim të qëndrueshëm më energji elektrike”, tha Lulzim Krasniqi, zëdhënës në KEDS.

Sa i përket prodhimit, rëndësi e veçantë po u kushtohet remonteve.

Ndaj nga Korporata Energjetike e Kosovës, për RTK-në kanë bërë të ditur se me qëllim të ngritjes së sigurisë së operimeve në njësitë prodhuese të të dy termocentraleve, KEK-u për çdo vit bën remontet e rregullta vjetore.

Megjithatë, thonë se asnjëherë nuk mund të përjashtohet fakti se njësitë gjeneruese janë të vjetruara dhe nuk garantojnë 100% operim të sigurt, që do të thotë se edhe mund të kemi ndonjë ndërprerje të prodhimit të ndonjë njësie të paplanifikuar por jo më gjatë se 72 orë.

Kurse nga Zyra e Rregullatorit për Energji thanë se tarifat e energjisë elektrike janë në fuqi nga 1 prilli 2023 deri në shqyrtimin e ardhshëm tarifor. Aktualisht thonë se nuk ka proces të filluar të shqyrtimit të tarifave.

Për energji elektrike rol të madh luan edhe efiçienca. Në lidhje më këtë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë një tryeze diskutimi theksoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet efiçiencën e energjisë.

“Në vitin 2023, Qeveria bashkë me Fondin e Efiçencës për Energji, parashihet të zbatojnë në total 40 milionë euro investime. Për sektorin privat është dizajnuar vitin e kaluar skema për pajisje efiçiente në vlerë rreth 5 milionë euro, nga 6 milionëshi i ndarë diku janë mbështetur gati 10,000 mijë familje. Këtë vit në bashkëpunim me Fondin, Ministria ka dizajnuar skemën për investime në efiçiencë për shtëpi private dhe për pajisje efiçiente shtëpiake, sisteme solare termale,etj.”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo gjithashtu tregoi se për herë të parë do të fillojnë edhe me skemën për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme. Masat pritet ta hapen gjatë këtij muaji. Sa i përket mbështetjes tutje edhe nga Ministria e Financave, RTK nuk ka marrë përgjigje nga kjo e fundit.

Gjithashtu lexoni:

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Kosova News 30/07/2023 30/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?