Përfaqësues të institucioneve të angazhuara në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore janë dakorduar që takimet koordinuese të vazhdojnë rregullisht, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe reagimit më efikas ndaj rasteve.
Ky vendim u mor në takimin koordinues të mbajtur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ku u diskutua për trajtimin e rasteve konkrete, parandalimin e trafikimit dhe mbrojtjen e viktimave.
Takimi u udhëhoq nga prokurorja Fetije Bajrami, koordinatore për rastet kundër trafikimit me qenie njerëzore, ndërsa morën pjesë përfaqësues të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Qendrës për Punë Sociale, hetues nga Stacionet Policore Jug dhe Veri, si dhe përfaqësues të Strehimores.
Sipas Prokurorisë, takimet e rregullta synojnë të forcojnë koordinimin ndërinstitucional në luftimin dhe parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore.

