KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Inspektohen punimet për efiçiencë të energjisë tek kullat e famshme “Soliterat” në Prishtinë
Ekonomi

Inspektohen punimet për efiçiencë të energjisë tek kullat e famshme “Soliterat” në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 12:38 -29/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësues të lartë të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Komunës së Prishtinës, vizituan sot kullat e famshme “Soliterat” të “Ulpianës”, të cilat janë duke u rinovuar me masa të efiçiencës së energjisë përmes programit të financuar nga MCC SEEK – “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”.

Gjatë kësaj vizite në terren, ekipi i MFK i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv i MFK-së, si dhe  zëvendësdrejtoresha e Programit të Pragut për Kosovë dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, u takuan me ekspertë të renovimit dhe diskutuan për mbarëvajtjen e punimeve.

Me këtë rast, Petrit Selimi, drejtori ekzekutiv i MFK-së, shprehu entuziazmin për mundësinë që të mbështesë Prishtinën dhe “Ulpianën” për të zgjidhur problemin e kahmotshëm të ndërtesave shumë të vjetra dhe të rrënuara.

Ndërsa, kryetari Përparim Rama theksoi rëndësinë e këtij investimi duke u shprehur se kullat ikonike të Ulpianës kanë pasur shumë nevojë për ndërhyrje dhe kështu, sipas tij, fasadat e rinovuara do t’i japin kullave një pamje të freskët dhe do të jenë më të sigurta për banorët.

Kryetari Rama deklaroi se janë duke punuar për të transformuar kryeqytetin.

“Jemi duke punuar së bashku për të transformuar kryeqytetin, duke filluar prej këtyre ndërtesave ikonike, të cilat për një periudhë shumë të gjatë kanë qenë një brend negativ i kryeqytetit. Jo vetëm se janë dukur keq, por kanë qenë edhe të dëmshme. Kemi pasur probleme, disa pjesë të fasadave kanë qenë të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve të kryeqytetit. Ne kemi projekte të tjera të cilat ndërlidhën me këto ikona të kryeqytetit dhe jemi në bisedim tash edhe me qytetarët e lagjes ‘Ulpiana’ për zhvillimin e mëtutjeshëm”, theksoi ai.

Zëvendësdrejtoresha e Programit të Pragut të MCC-së për Kosovë, Caitlin Reichart u shpreh se renovimet janë projektuar për të rritur efikasitetin energjetik të ndërtesave, duke ndihmuar banorët të reduktojnë nevojat e tyre për konsumin e energjisë dhe duke rritur ndërgjegjësimin për përfitimet e shumta të masave të efiçencës së energjisë.

Reichart tha po ashtu se MCC ka besim se nga renovimet në “Ulpianë” do të përfitojnë drejtpërdrejt banorët, por edhe do të jenë model për investime të ngjashme në të ardhmen.

“Është kënaqësi që po e vizitojmë vend-zbatimin e projektit tonë. MCC është e lumtur që bashkëpunon me Komunën e Prishtinës në renovimin e këtyre pesë rrokaqiejve ikonikë të ‘Ulpianës’. Investimet do ta përmirësojnë efiçiencën energjetike të ndërtesave, do t’ju ndihmojë banorëve që të ulin shpenzimet e tyre të energjisë, dhe të ulin faturat e tyre të rrymës. Ky investim është pjesë e një projekti më të madh që MCC është duke bërë në Kosovë, ku po rinovohen njëzet e gjashtë ndërtesa në gjashtë komuna. Përderisa e dimë se banorët do të përfitojnë nga investimet, kurse shpresojmë që kjo të shërbejë edhe si shembull për komunat e tjera, dhe pjesët e tjera të Kosovës për të ndërmarrë projekte të ngjashme në të ardhmen”, theksoi Reichart.

Rinovimi me masa të efiçiencës së energjisë të pesë kullave ikonike në “Ulpianë” filloi në maj 2022, si pjesë e projektit AER të mbështetur nga MFK dhe MCC, Komuna e Prishtinës dhe Ndërmarrja Publike Banesore e Prishtinës (NPB). Më shumë se 250 familje do të përfitojnë nga ky investimi 3milionësh në Prishtinë, kështu duke synuar inkurajimin e kursimeve dhe përmirësimin e rezultateve mjedisore.

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës është entiteti përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes së Pragut prej 49 milionë dollarësh, të nënshkruar nga Republika e Kosovës dhe MCC në vitin 2017.

Programi i Pragut të Kosovës adreson dy kufizime kryesore për rritjen ekonomike të Kosovës: furnizimin jo të besueshëm me energji elektrike; dhe dobësi reale dhe të perceptuar në sundimin e ligjit, llogaridhënien e qeverisë dhe transparencën.

Gjithashtu lexoni:

KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit

ASK: Mbi 207 mijë banesa të blera, të pabanuara në Kosovë

Durmishi: Sfidat janë të përkohshme por urat do të jenë të përhershme

ZRRE mbaron vendimin për tregun e lirë energjetik, bizneset e kundërshtojnë

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

TAGGED: banesa, efiçienca, renovim, soliterat
Kosova News 29/07/2022 29/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit
23:31 -07/07/2025
Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria
22:55 -07/07/2025
KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit
22:43 -07/07/2025
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
22:33 -07/07/2025
Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?