KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 për qind
Ekonomi

Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 për qind

Kosova News
Kosova News 13:49 -21/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se Shqipëria po mban inflacionin nën 3 për qind, ndërsa për Kosovën është dyfish më i lartë, ku sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, inflacioni arrin në 5.8 për qind.

Derisa flet nëse ka rreziqe nga luhatjet e tregjeve ndërkombëtare, ai thotë se Shqipëria është afër objektivit të arritjes së inflacionit prej 3 për qind.

Sejko në një intervistë për KosovaPress, thekson se marrëdhëniet në mes Bankës së Shqipërisë dhe Banka Qendrore e Kosovës mbeten të shkëlqyera, me projekte të përbashkëta për stabilitet financiar, modernizimin e sistemeve të pagesave dhe mbikëqyrjen bankare.

“Në Shqipëri neve kemi një normë inflacioni nën 3 për qind, pra ne jemi afër objektivit tonë dhe po shkojmë drejt objektivit të arritjes së inflacionit prej 3 për qind. Për Kosovën do t’iu thotë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, nuk kam informacion konkret”, tha ai.

Sejko nënvizon se marrëdhëniet financiare në mes Shqipërisë dhe Kosovës janë shumë të mira dhe të bazuara mbi projekte konkrete.

“Shqipëria dhe Kosova kanë një bashkëpunim shumë të mirë. Ka një sërë marrëveshje ndërqeveritare, të cilat i përkasin qeverive të dy vendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës. Konkretisht, si guvernator i Bankës Qendrore unë mund të flas kryesisht për marrëdhëniet që ne kemi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Marrëdhënie të shkëlqyera, që në kohë kanë funksionuar shumë mirë dhe vazhdojnë të funksionojnë. Kjo ekspozitë është një shembull i marrëdhënieve shumë të mira dhe koordinimit perfekt që ka Banka e Shqipërisë dhe Banka e Republikës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Ne kemi shumë projekte të përbashkëta, po punojmë së bashku në drejtim të stabilitetit financiar, të mbikëqyrjes bankare, të zhvillimit të sistemeve të pagesave dhe shumë projekte të tjera, të cilat janë në funksion të ekonomisë, por dhe të qytetarëve të këtyre vendeve tona. Sot patëm kënaqësinë që celebruam hapjen e ekspozitës për 100 vjetorin e historisë monetare të Bankës së Shqipërisë, por në radhë të parë të historisë monetare të gjithë trevave shqiptare dhe unë ju garantoj që ne do të vazhdojmë një bashkëpunim të shkëlqyer midis dy bankave qendrore për të mirën e ekonomive tona, për të mirën e qytetarëve dhe të vendeve tona”, thotë Sejko.

Sejko thekson rëndësinë e modernizimit të sistemeve të pagesave, duke përmendur anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, dhe bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Kosovës që ajo të bëhet pjesë e sistemit.

Derisa shprehet se projektet për dixhitalizimin dhe modernizimin e sistemeve të pagesave do të bëjnë që pagesat të jenë më të shpejta dhe me kosto më të ulëta.

“Sigurisht që lehtësimi i transaksioneve do të bëhet nëpërmjet modernizimit të sistemeve të pagesave, që ne po punojmë shumë. Ne në Shqipëri jemi bërë anëtarë të SEPA-s, që është sistemi unik i pagesave në euro, së fundmi, dhe Banka Qendrore e Kosovës po punon, ne po bashkëpunojmë që së shpejti të jetë anëtare e SEPA-s. Projektet për dixhitalizimin dhe për modernizimin e sistemeve të pagesave do të bëjnë që pagesat të jenë më të shpejta dhe me kosto më të ulëta, me komisione më të ulëta. Në këtë aspekt ne jemi duke punuar shumë dhe Banka Qendrore e Kosovës ka bërë një progres mjaft të madh në këtë aspekt dhe kjo do të bëjë shkurtimin e kohës dhe uljen e komisioneve…4:00 Kostot bankare do të vijnë duke u ulur nëpërmjet projekteve që ne po ndjekim për modernizimin e sistemeve të pagesave dhe dixhitalizimit, që janë në proces”, thekson Sejko.

Ai konfirmon gjithashtu se ka marrëveshje të reja në fushën e pagesave dhe mbikëqyrjes bankare, të cilat janë duke u implementuar në kuadër të memorandumeve të bashkëpunimit midis dy bankave qendrore.

“Ne kemi disa marrëveshje në fushën e pagesave, në fushën e mbikëqyrjes bankare, të cilat janë duke u implementuar. Ne kemi ecur dhe vepruar në bazën e marrëveshjes, marrëveshjeve të bashkëpunimit, që i themi në anglisht Memorandum of Understanding, midis bankave tona, dhe puna vazhdon”, shprehet ai.

Ai po ashtu thekson se interesi i investitorëve kosovarë në Shqipëri dhe i atyre shqiptarë në Kosovë, vazhdon të jetë i lartë, duke u shprehur se “investitorët janë të mirëpritur si në atdheun e tyre, qoftë në Shqipëri apo Kosovë.

“Gjithmonë ka pasur interes, vazhdon të ketë interes, investitorët kosovarë, sikurse dhe nga investitorët shqiptarë në Republikën e Kosovës. Patjetër, ky interes është i vazhdueshëm, marrëdhëniet tregtare janë në vazhdimësi, por dhe investitorët pa përmendur emrat e investitorëve, të cilët dihen, tregu i di, janë të mirëpritur pasi si investitorët kosovarë në Shqipëri, ashtu edhe investitorët shqiptarë në Kosovë, janë si në atdheun e tyre”, shton Sejko.

Gjithashtu lexoni:

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Kosova News 21/02/2026 21/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?