KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Infantino dhe Ceferin urojnë FFK-në në mbrëmjen “Lauratët 2023”
Sport

Infantino dhe Ceferin urojnë FFK-në në mbrëmjen “Lauratët 2023”

Kosova News
Kosova News 19:23 -24/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është duke mbajtur sonte ceremoninë “Lauratët 2023”.

Pjesë e kësaj gala mbrëmjeje u bënë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, të cilët përcollën mesazhet e tyre përmes videove.

Mesazhi i plotë i Infantinos:

“I nderuari President, i dashur Agim, të nderuar mysafirë, të dashur miq, kam kënaqësinë t’ju drejtohem në këtë ngjarje të rëndësishme – Çmimet e vitit 2023 të Federatës së Futbollit të Kosovës. Që kur Kosova iu bashkua FIFA-s në maj të vitit 2016, në Kongresin tim të parë si president i FIFA-s, futbolli ka bërë përparim të madh në vendin tuaj dhe ekipet tuaja kanë arritur tashmë disa rezultate të mahnitshme. Siç e dini, pata kënaqësinë e madhe t’ju vizitoja në shtator të vitit 2022, ku munda të shihja vetë disa nga punët tuaja dhe më pas t’ju uroja mirëseardhjen në shtëpinë e FIFA-s në Cyrih në fillim të këtij viti. U inkurajova shumë nga mënyra se si jeni angazhuar aktivisht me FIFA-n në programin për zhvillimin e futbollit në Kosovë, ofrimin e ambienteve më të mira, ngritjen e standardit të lojës dhe rritjen e lojës së vajzave. Kjo është pikërisht arsyeja që krijuam programin ‘FIFA Forward’ dhe kjo dëshmon se jemi në rrugën e duhur. Mezi pres t’ju takoj sërish personalisht në të ardhmen e afërt dhe ndërkohë ju lutem mos harroni se gjithmonë mund të mbështeteni te FIFA. I përgëzoj fituesit e çmimeve për arritjen e tyre këtë vit dhe sigurisht ju uroj një ceremoni të mrekullueshme të ndarjes së çmimeve. Faleminderit edhe një herë, gjithë të mirat për të gjithë ju. Shihemi se shpejti. Mirupafshim!”.

Mesazhi i plotë i Ceferinit:

“Të nderuar anëtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës, mysafirë të nderuar, i dashur President Ademi. Ndërsa ju festoni një vit tjetër të rëndësishëm për futbollin në Kosovë dhe ata që lanë gjurmë në lojën tonë të dashur, dëshiroj t’ju përshëndes me këtë mesazh të shkurtër. Ju duhet të jeni krenarë për arritjet tuaja. Pavarësisht se nuk u kualifikuat në Euro 2024, Kombëtarja juaj e meshkujve ka treguar karakter dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në këtë cikël kualifikues, që premton një të ardhme të ndritshme për futbollin. Kampioni juaj, Ballkani, la përshtypje të madhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës së UEFA-s, duke shfaqur forcën dhe potencialin e futbollit të klubeve të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Dua gjithashtu të nënvizoj bashkëpunimin e shkëlqyer me UEFA-n në projekte të ndryshme, duke përfshirë strategjinë e zhvillimit të futbollit për femra, e cila pritet të nisë vitin e ardhshëm. Derisa festat po afrojnë, ju uroj të gjithëve gëzim, paqe dhe një kohë të mrekullueshme me njerëzit tuaj më të dashur. Le të jetë 2024-ta e mbushur me dashuri dhe futboll të shkëlqyeshëm. Dhe tani, shijoni shfaqjen…”

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Kosova News 24/12/2023 24/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?