KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKSHPK për mbeturinat në Prishtinë: Shtojnë përhapjen e sëmundjeve infektive
Lajme

IKSHPK për mbeturinat në Prishtinë: Shtojnë përhapjen e sëmundjeve infektive

Kosova News
Kosova News 15:00 -19/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka reaguar pas gjendjes së krijuar së fundi me mbeturinat në kryeqytet.

Në reagimin e IKSHPK-së thuhet se hedhja e pakontrolluar e mbeturinave ndikon drejtpërdrejt në ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit. Kjo situatë sipas IKSHPK-së krijon kushte të favorshme për zhvillimin e baktereve, parazitëve dhe insekteve, duke rritur rrezikun për përhapjen e sëmundjeve infektive si dizenteria, hepatiti A, kolera dhe infeksionet e traktit respirator.

Reagimi i plotë:

Menaxhimi i duhur i mbeturinave urbane është thelbësor për ruajtjen e një ambienti të pastër dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave ndikon drejtpërdrejt në ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit. Kjo situatë krijon kushte të favorshme për zhvillimin e baktereve, parazitëve dhe insekteve, duke rritur rrezikun për përhapjen e sëmundjeve infektive si dizenteria, hepatiti A, kolera dhe infeksionet e traktit respirator.

Në aspektin mjedisor, mbeturinat kontribuojnë në ndotjen e tokës, ujërave dhe ajrit, duke dëmtuar ekosistemet dhe biodiversitetin. Djegia e tyre e pakontrolluar çliron tym dhe gaze të dëmshme si dioksinat dhe furanet, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje kronike të frymëmarrjes, alergji dhe, në raste të caktuara, edhe sëmundje kancerogjene.

Nga aspekti social, mungesa e menaxhimit të duhur të mbeturinave ndikon negativisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke krijuar shqetësime në mjedisin ku ata jetojnë.

Kjo situatë ishte veçanërisht e dukshme javën e kaluar në Prishtinë, ku kontejnerët ishin të mbushur tej mase dhe mbeturinat ishin shpërndarë edhe jashtë tyre, për shkak të mosasgjësimit në kohë nga kompanitë përgjegjëse. Kjo paraqiste një rrezik serioz për shëndetin publik.

Rrezik shtesë paraqesin edhe qentë dhe macet endacake, të cilët shpërndajnë mbeturinat, duke rritur mundësinë për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe krijuar zhurmë në lagjet e qytetit. Kapakët e kontejnerëve të hapur dhe kushtet klimatike me reshje shiu kanë favorizuar përhapjen e aromave të pakëndshme, duke ndikuar negativisht edhe në cilësinë e ajrit.

IKSHPK rekomandon:

Të bëhet largimi i rregullt i mbeturinave në çdo lagje të qytetit;

Të sigurohet funksionalizimi dhe mbyllja e kapakëve të kontejnerëve të mbeturinave;

Të pastrohet rregullisht hapësira përreth kontejnerëve;

Të rregullohet menaxhimi i mbetjeve inerte që nuk largohen nga kompania “Pastrimi”;

Të ndalohet hedhja e materialeve ndërtimore dhe të ngjashme në pikat e grumbullimit të mbeturinave urbane, duke vendosur shenja të qarta ndaluese në secilën pikë grumbulluese.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, IKSHPK kërkon që situata të tilla të mos përsëriten më.

Foto e dërguar nga qytetarët në rrugën “Shaqir Igrishta”, e cila pasqyron gjendjen alarmante me grumbullimin e mbeturinave.

Gjithashtu lexoni:

Kriza me mbeturinat në Prishtinë, Avokati i Popullit reagon pas refuzimit të Ramës për takim

Presidentja pranon kërkesën e Nismës – takon Limajn për Konstituimin e Kuvendit

Prizreni nderon Dr. Kujtim Bakiqin me mbledhje komemorative në QKMF

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet e përjetuara nga i akuzuari Shaqir Lutvija gjatë luftës

Free Dalivery — Policia kap prizrenasin duke e shpërndarë drogë me Golf 2-sh

Kosova News 19/05/2025 19/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Kriza me mbeturinat në Prishtinë, Avokati i Popullit reagon pas refuzimit të Ramës për takim
17:39 -19/05/2025
Presidentja pranon kërkesën e Nismës – takon Limajn për Konstituimin e Kuvendit
17:19 -19/05/2025
Prizreni nderon Dr. Kujtim Bakiqin me mbledhje komemorative në QKMF
17:09 -19/05/2025
Shtyhet seanca përgatitore për Ligjin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut
17:03 -19/05/2025
“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet e përjetuara nga i akuzuari Shaqir Lutvija gjatë luftës
16:51 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?