KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKSHPK-ja apel prindërve që fëmijët ta marrin vaksinën e fruthit
Shëndetësi

IKSHPK-ja apel prindërve që fëmijët ta marrin vaksinën e fruthit

Kosova News
Kosova News 11:37 -25/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar te prindërit dhe kujdestarët ligjorë që fëmijët, veçanërisht ata nën pesë vjeç, ta marrin vaksinën e fruthit në rast se nuk e kanë marrë sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.

IKSHPK-ja ka dalë me këtë apel të enjten, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë alarmoi së fundmi lidhur me rritjen e rasteve me fruth në Evropë. Sipas OBSH-së, gjatë vitit 2023 janë shënuar 42.200 raste të fruthit në Evropë, nga 941 sa ishin regjistruar më 2022. Fruthi është një ndër sëmundjet më ngjitëse dhe me vdekshmëri më të lartë te fëmijët nën 5 vjeç.

Të mërkurën, edhe në Shqipëri u konfirmuan 11 raste me fruth te fëmijët.

Përkundër rritjes së rasteve në Evropë, IKSHPK-ja ka thënë se në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth, ndërsa ka thënë se vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKShPK) bën mbikëqyrjen e vazhdueshme të sëmundjeve ngjitëse, përfshirë këtu edhe fruthin, duke i ndërmarrë në vazhdimësi masat profillaktike dhe kundër- epidemike. Vaksinimi është mënyra më e mirë për parandalimin e përhapjes së fruthit. Aktualisht, Kosova ka shkallë të mirë të mbulueshmërisë me vaksinën MMR (Fruth-Rubellë-Parotit). IKShPK është duke punuar intensivisht në koordinim me ekipet e vaksinimit dhe institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor që të identifikohen fëmijët të cilët nuk kanë marrë vaksinën MMR sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit. Me ketë rast, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kontrollojnë Kartelën e vaksinimit të fëmijëve t’i vaksinojnë ata me kohë”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Gjithashtu lexoni:

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Kosova News 25/01/2024 25/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sat
24 °C
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit
17:28 -14/06/2025
Zyra e BE-së në Prishtinë qorton KPK-në: Dorëheqjet e parakohshme të bashkërenduara e vonojnë reformën, zhvillimet janë për keqardhje
17:13 -14/06/2025
Kurti mori pjesë në shënimin e 40-vjetorit të Kishës Protestante Ungjillore
17:04 -14/06/2025
PDK në konferencë – Shpall datën e Konventës së Përgjithshme, Krasniqi kandidat i vetëm për Kryetar
16:40 -14/06/2025
Pas vendimit për heqjen e shtetësisë, Policia nis procedurat për largim me forcë nga Kosova të serbit Nikola Vujoviq
16:35 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?