KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, rivarrimi të premten
Lajme

Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, rivarrimi të premten

Kosova News
Kosova News 09:24 -04/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës ka njoftuar se janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, i rrëmbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në faqen e Facebookut, Komuna e Gjakovës njoftoi se ceremonia e rivarrimit të tij do të mbahet të premten në orën 13:30 në Kompleksin Memorial në Çabrat.

Në njoftim thuhet se homazhet do të mbahen nga ora 12:00 deri në orën 13:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

“Më 27 mars 1999, tani i ndjeri Myrteza, së bashku me babanë e tij Skënder Dylhasi, me gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fqinjët e familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga, u morën nga forcat serbe, nga shtëpia e Halim Qerkezit në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovë.

Myrteza Dylhasi është vëllai i Flamurit, i cili punon si mjek në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Këtë e bëri të ditur kolegu i tij, Naim Uka, i cili ka rrëfyer përvojën e tij profesionale, duke theksuar se që nga fillimi i karrierës, çështja e personave të zhdukur ka shoqëruar çdo hap të tij.

Ai veçanërisht nënvizon bashkëpunimin me Dr.Flamur Dylhasin, i cili siç tha ai, ka humbur babanë dhe vëllain nga regjimi serb.

Duke folur për Flamurin, Naim Uka tha se nga familja e tij, vëllai është tashmë i identifikuar, ndërsa babai mbetet ende në listat e të zhdukurve, duke lënë familjen me një boshllëk të thellë emocional.
“Në situata të tilla, fjalët janë të mangëta, ndërsa dhimbja vazhdon të rëndojë mbi familjarët e atyre që ende mungojnë. Lavdi e përjetshme martirëve të Kosovës! Lavdi martirit Myrteza Dylhasi! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, martirit gjakovar”, ka shkruar Uka

Gjithashtu lexoni:

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare

Kosova News 04/03/2026 04/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?