KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I vendosur për reciprocitet më 1 shtator, Kurti: Lidhjet e Beogradit me Moskën janë të gjera, të thella dhe të rrezikshme për të ardhmen
Politikë

I vendosur për reciprocitet më 1 shtator, Kurti: Lidhjet e Beogradit me Moskën janë të gjera, të thella dhe të rrezikshme për të ardhmen

Kosova News
Kosova News 14:37 -26/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shprehur edhe një herë vendosmërinë se kontrollet kufitare për qytetarët serbë që duan të hyjnë në Kosovë dhe rregulloret e reja për targat e automjeteve do të zbatohen duke nisur nga 1 shtatori. Ai tha se bashkësia ndërkombëtare, BE dhe ShBA, duhet të jenë të vëmendshme, sepse lidhjet e Beogradit me Moskën janë të gjera, të thella dhe të rrezikshme për të ardhmen. Sipas Kurtit, Rusia po i shfrytëzon tensionet Kosovë-Serbi, në përpjekje për të destabilizuar Evropën.

Vendosmërinë për të trajtuar Kosovën të barabartë Kurti e shprehu edhe një herë gjatë një interviste të realizuar me Al-Jazeera English, media kjo e cila shkruan se Kosova dhe Serbia kanë ngecur si fqinjë jomiqësore në Ballkan dhe kanë ngecur në një marrëveshje rreth targave të makinave dhe dokumenteve të identitetit dhe ekziston fika se tensionet mund të kthehen në dhunë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Rusia po i shfrytëzon tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, në përpjekje për të destabilizuar Evropën, shkruan KosovaNews.

Ai edhe një herë është shprehur i vendosur që t’i përmbahet afatit të 1 shtatorit për të zbatuar vendimin i cili në vazhdimësi nuk është implementuar në të kaluarën.

- Reklamë -

Kurti sërish ka potencuar se situata kërkon vigjilencë, ndërsa u ka kërkuar serbëve lokal që të ndërrojnë targat e veturave të tyre nga serbe në kosovare.

“Duke e ditur se Serbia nuk e njeh vendin tonë, mohon krimet e kryera në të kaluarën dhe ka 48 baza operacionale në zonën tokësore të sigurisë rreth kufirit tonë, mendoj se ne duhet të jemi vigjilent”, ka thënë ai.

Al-Jazeera English shkruan se spastrimi etnik i më shumë se 800 mijë shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe në vitet 1998-99 është hija e errët e marrëdhënieve mes palëve.

Ndërkaq Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe tani kryeministri Albin Kurti thotë se dëshiron më shumë mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja pasi marrëdhëniet me Serbinë po përkeqësohen.

“Ajo që do të kërkoja prej tyre është që të jenë më aktivë, më të qartë dhe më të vendosur në qëndrimin e tyre ndaj Beogradit, sepse lidhjet ndërmjet Beogradit dhe Moskës janë të gjera, të thella dhe të rrezikshme për të ardhmen… Unë besoj se presidenti despotik Putin ka interes të madh për destabilizimin e Evropës. Ai dëshiron që shteti i Kosovës të dështojë. Ai dëshiron të tregojë se Iraku dhe Afganistani që nuk ishin ndërhyrje të suksesshme ndërkombëtare, edhe Kosova është një sukses i përkohshëm”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka shtuar se me qeverisjen e tij po dëshmohet se Kosova është një sukses i dyfishtë, raporton KosovaNews.

“Është sukses i ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur gjenocidin serb dhe është në të njëjtën kohë është sukses i ndërthurjes së zhvillimit ekonomik me demokracinë cilësore”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Për më shumë ndiqni intervistën e dhënë në Al-Jazeera English:

Gjithashtu lexoni:

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan

“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit

Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Kosova News 26/08/2022 26/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit
20:01 -04/06/2026
FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani
19:24 -04/06/2026
Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka
18:59 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?