KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I vazhdohet paraburgimi Haxhi Shalës
Siguri

I vazhdohet paraburgimi Haxhi Shalës

Kosova News
Kosova News 17:45 -15/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor të DhSK-së tregoi për zhvillimet në çështjet të cilat po i trajton kjo gjykatë, duke njoftuar se i është vazhduar paraburgimi Haxhi Shalës.

Sipas Doyle, gjykatësi i procedurës paraprake ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit për Shalën duke konstatuar se ekziston rreziku i arratisjes si dhe ai mund të pengojë ecurinë e procesit në DhSK.

“Më 9 shkurt, Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Haxhi Shalës, duke konstatuar se ekziston rrezik i moderuar i arratisjes dhe arsye të artikulueshme për të besuar se z. Shala mund të pengojë ecurinë e procesit të Dhomave të Specializuara, ose të kryejë vepra penale të tjera”, tha Doyle.

Në po të njëjtën çështje gjyqësore, Doyle tha se me 8 shkurt është miratuar kërkesa e ZPS-së për të bashkuar çështjen gjyqësore ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit dhe Haxhi Shalës.

“Më 8 shkurt 2024, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e Prokurorisë për të bashkuar çështjen gjyqësore kundër Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit me çështjen kundër Haxhi Shalës. Gjykatësi konstatoi se bashkimi i dy çështjeve gjyqësore do t’i shërbejë administrimit të duhur të drejtësisë”, tha Doyle.

Doyle tha se tre të akuzuarit akuzohen për të njëjtat shkelje të pretenduara të cilat bazohen në të njëjta ngjarje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Të tre të akuzuarit akuzohen për të njëjtat shkelje të pretenduara (pengim të personave zyrtarë dhe frikësim gjatë procesit penal) bazuar në të njëjtat ngjarje. Konkretisht, të dyja aktakuzat pretendojnë se z. Shala, z. Januzi dhe z. Bahtijari së bashku u bashkërenduan dhe vepruan si grup për të kontaktuar një dëshmitar të mbrojtur me qëllim që ta bindnin të hiqte dorë nga pjesëmarrja në proces para Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha zëdhënësi i DhSK-së.

Po ashtu, ai tha se në po të njëjtën çështje, gjykatësi ka konstatuar se bashkimi i çështjeve gjyqësore nuk e dëmton dhe as nuk është në mospërputhje me të drejtat e të akuzuarve.

“Gjykatësi konstatoi gjithashtu se bashkimi i çështjeve gjyqësore nuk dëmton dhe as nuk është në mospërputhje me të drejtat e të akuzuarve”.

Ndërsa, në konferencën mbi ecurinë e çështjes gjyqësore të përbashkët kundër këtyre tre të akuzuarve, Doyle tha se gjyqtari dha disa urdhra në lidhje me financimin e mbrojtësve të të akuzuarve.

Të martën, më 13 shkurt, u mbajt konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore të përbashkët kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës. Gjatë konferencës, Gjykatësi i Procedurës Paraprake lëshoi disa urdhra gojorë, ndër të cilët edhe urdhra në lidhje me financimin e mbrojtësve të të akuzuarve. Pasi dëgjoi Mbrojtjen dhe Prokurorinë, Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi Zyrën Administrative të DHSK-së që të kontaktojë urgjentisht Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës për të marrë sqarime në lidhje me këtë aspekt dhe të raportojë deri më 20 shkurt 2024. Konferenca e ardhshme mbi ecurinë e çështjes do të caktohet në mars”, tha ai.

Ndërsa, në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit,Doyle tha se me 8 shkurt trupi gjykues ka refuzuar që ta shqyrtojë kërkesën e një personi si viktime pjesëmarrëse në proces duke konstatuar se nuk është dorëzuar në kohë.

Doyle theksoi se po të njëjtën çështje gjyqësore, trupi gjykues lëshoi vendim edhe në lidhje me masat e paraburgimit të cilat janë vendosur në dhjetor të 2023-tës.

“Më 9 shkurt, Trupi Gjykues në të njëjtën çështje gjyqësore lëshoi vendim në lidhje me masat e paraburgimit të vendosura në dhjetor për tre të akuzuar: Hashim Thaҫin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Për informacion: më 1 dhjetor 2023, Trupi Gjykues vendosi disa kufizime mbi vizitat dhe komunikimet e këtyre tre të paraburgosurve me qëllim mbrojtjen e dëshmitarëve, pasi Prokuroria paraqiti transkripte në të cilat dukej se të akuzuarit u treguan vizitorëve për dëshmi konfidenciale të dëshmitarëve të mbrojtur. Megjithatë, si pjesë e vendimit në dhjetor, Gjykatësit vendosën që të mos përcaktonin kufizime për “vizitat private”, që do të thotë se vizitat speciale me bashkëshortet ose partneret dhe/ose fëmijët e të paraburgosurve do të kryhen jashtë rrezes së shikimit dhe dëgjimit të oficerëve të paraburgimit”, tha zëdhënësi i DhSK-së.

Në vendimin e 9 shkurtit, trupi gjykues kishte potencuar se në dy raste, Thaçi iu kishte treguar informacione konfidenciale dy anëtarëve të familjes së tij, ndërsa Selimi iu kishte përmendur dy palëve të paautorizuara informacione konfidenciale për dy dëshmitarë.

“…Megjithatë, Trupi Gjykues përsëri nuk vendosi kufizime për vizitat private me bashkëshortet ose partneret dhe fëmijët. Megjithëse Trupi Gjykues nuk vendosi kufizime për vizitat private, gjykatësit theksuan se “kur [..] Administratorja (ose shefi i Paraburgimit) ka informacion se ekziston rrezik i besueshëm që të zbulohet informacion gjatë një vizite, përfshirë gjatë një vizite private, Administratorja, (ose shefi i Paraburgimit që vepron në emër të saj) ka kompetencë të refuzojë vizitën dhe/ose të caktojë masa që janë proporcionale dhe të domosdoshme për trajtimin me efektivitet të rrezikut”, tha Doyle.

Ndërsa, për zhvillimet që e karakterizuan Specialen në ditën e djeshme, Doyle tha se trupi gjykues miratoi tërheqjen e avokatit kryesor të Hashim Thaçit, Gregory Keohe.

“Më 14 shkurt në të njëjtën çështje gjyqësore, Trupi Gjykues miratoi tërheqjen e Gregori Kihou si kryembrojtës i Hashim Thaçit, që hyn në fuqi ditën kur Administratorja e DHS-së cakton kryembrojtësin e ri për të përfaqësuar z. Thaçi”, tha ai.

Megjithatë, Doyle tregoi se pasi është marrë kërkesë nga avokatja Venkatesvari Alagendra në lidhje me emërimin e saj të mundshëm si mbrojtëse e Salih Mustafës, trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka konstatuar se mund të lindë konflikt interesi nëse ajo përfaqëson Salih Mustafën krahas pozitës aktuale si mbrojtëse e Jakup Krasniqit.

“…Megjithatë, Trupi Gjykues thekson se ky vendim nuk duhet të kuptohet si shprehje e mendimit të Trupit Gjykues mbi emërimin ose jo të znj. Alagendra si mbrojtëse e z. Mustafës, sepse për këto aspekte vendos Administratorja”, tha Doyle duke njoftuar se seanca e radhës në këtë cështje gjyqësore do të mbahet të martën duke filluar nga ora 09:00.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë./BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Kosova News 15/02/2024 15/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 30°
31%
4 km/h
Tue
31 °C
Wed
31 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?