Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur se tashmë edhe disa oficerë profesionist i janë shtruar radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton KosovaNews.
Ai tha se radhët e forcave të Ushtrisë së Kosovës janë shtuar me oficerë të diplomuar që janë certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s, kësaj radhe Gjermanisë.
“Pas studimeve intenzive në Akademinë Ushtarake në Gjermani, diplomojnë me sukses të lartë , Agon Berisha me specializim në fushën e IT ushtarake si dhe Uran Jahiri me specializim në fushën e logjistikës. Gjithashtu, edhe oficeri Art Sahiti me sukses të lartë ka përfunduar kursin e karrierës për Komandant Kompanie dhe është avancuar në gradën Kapiten. Mirënjohje e lartë për Republikën e Gjermanisë dhe shumë urime oficerëve tanë që me sukseset e tyre janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë!”, ka shkruar ministri Mehaj./KosovaNews


