Policia e Kosovës njofton se njësitet policore të rajonit të Prishtinës, pas kontrollit të veturës së të dyshuarit B.B (31-vjeç), kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe municion.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se të njëjtit iu gjet revolja tipit “Glock”, 14 fishekë dhe një llambë dore ndriçuese me çekan për thyerje xhami.
Tutje thuhet se sekuestrimi rezultoi pas një kontrolli të detajuar që iu bë veturës dhe drejtuesit të saj në afërsi të rrotullimit në Çagllavicë.
“Ndaj të dyshuarit; B. B, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe i njëjti është proceduar më tej”, thuhet në njoftim.



