KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I riu nga Mitrovica vritet me thikë në Suedi, pista kryesore konflikti mes familjeve, arrestohen tre të dyshuar
Lajme

I riu nga Mitrovica vritet me thikë në Suedi, pista kryesore konflikti mes familjeve, arrestohen tre të dyshuar

Kosova News
Kosova News 15:47 -12/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një vrasje e një e 20-vjeçari shqiptar në Suedi ka tronditur familjen dhe opinionin publik. I riu u privua nga jeta me thikë pas një përleshjeje që ndodhi në qendër të qytetit Kristianstad, gjatë fundjavës që lamë pas, transmeton albinfo.

Autoritetet suedeze kanë arrestuar tashmë tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë rast tragjik, ndërsa hetimet paraprake po fokusohen në dyshimet për një konflikt të vjetër mes dy familjeve shqiptare, konflikt që sipas raportimeve daton që nga viti 2011.

Viktima është identifikuar si Elion Veseli, me prejardhje nga Mitrovica. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga familjarët lidhur me ceremoninë mortore, ndërsa nuk dihet nëse ai do të varroset në Kosovë apo në Suedi.

Sipas informacioneve të publikuara deri më tani, konflikti mes dy familjeve kishte nisur gjatë një turneu futbolli për fëmijë në vitin 2011, ku një përplasje mes dy djemve 12-vjeçarë çoi në tensione dhe përleshje mes prindërve. Raportohet se që nga ajo kohë, mosmarrëveshjet kanë vazhduar ndër vite me incidente të herëpashershme.

- Reklamë -

Mësohet se Elion Veseli ishte vëllai i njërit prej djemve të përfshirë në konfliktin fillestar, ndërsa një nga të arrestuarit dyshohet se i përket familjes tjetër të përfshirë në atë përplasje të hershme.

Raportimet e mediave suedeze përmendin se në përleshjen e janarit 2011 kishin marrë pjesë rreth 30 persona, ndërsa dy burra dhe dy gra ishin hetuar për dhunë fizike, por çështja nuk kishte përfunduar në gjykatë.

Mediumi suedez Bulletin shkruan se hasmëritë mes familjeve shqiptare janë një fenomen i njohur, por sipas tij nuk ka elemente që tregojnë se bëhet fjalë për familje kriminale. Disa prej personave të përfshirë figurojnë në databazën juridike “Verifiera”, kryesisht për vepra të lehta penale. Përjashtim bën rasti i babait të njërit prej djemve, i cili më vonë në vitin 2011 ishte dënuar me tre vite burg pasi në gjendje të dehur kishte goditur një burrë me shishe në kokë, rast që ishte cilësuar si tentim vrasje.

Sipas raportimeve, më 30 dhjetor 2014 dy djemtë u takuan sërish gjatë një ndeshjeje tjetër, ku dyshohet se pati prapë përplasje. Bulletin ka publikuar edhe dëshminë e njërit prej të përfshirëve, ku përshkruhet një incident verbal dhe fizik gjatë lojës, i cili më pas eskaloi me ndërhyrjen e njërit prej prindërve.

Në vazhdimësi, raportohet se babai i njërit prej tyre kishte qenë trajner futbolli, por ishte larguar pas një përleshjeje tjetër gjatë një ndeshjeje në Skåne në vitin 2015.

Ndërkohë, në dhjetor 2023 raportohet se kishte ndodhur një aksident jashtë Kristianstadit, i cili çoi në një përleshje të madhe ku dy persona u dërguan në spital dhe tre persona u arrestuan. Policia atëherë dyshoi se bëhej fjalë për një “përplasje të qëllimshme”, ndërsa në raportime u përmendën sërish dy familjet në konflikt.

Hetimet për vrasjen e Elion Veselit po vazhdojnë, ndërsa autoritetet suedeze ende nuk kanë bërë të ditur detaje shtesë për motivin përfundimtar dhe akuzat që mund të ngrihen ndaj të dyshuarve.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Shëngjin, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Kosova News 12/05/2026 12/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
85%
1 km/h
Thu
23 °C
Fri
25 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?