Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë ashpërsuar ndjeshëm vetëm pak orë para samitit të paqes që pritet të mbahet në Turqi. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, duke komentuar nivelin e ulët të përfaqësimit të delegacionit rus, e cilësoi atë si “thuajse një mashtrim”.
Si reagim, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, përdori gjuhë ofenduese ndaj Zelenskit, duke thënë:
“Fjalën ‘mashtrim’ kush e thotë? Një klloun? Një i mjerë? Një njeri pa asnjë edukim…”, shkruan
agjencia ndërkombëtare e lajmeve AFP, transmeton KosovaNews.
Lexo po ashtu:
Këto fjalë vijnë në një moment kur komuniteti ndërkombëtar po pret me interes zhvillimet e bisedimeve që synojnë arritjen e një armëpushimi mes dy vendeve në luftë./KosovaNews/