Policia e Kosovës njofton se një i mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 23:00, në Prishtinë.
Rasti është iniciuar si “Sulm seksual”.
“Me 27.06.2023 viktima mashkull kosovar – i mitur, ka raportuar se me datën e cekur është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.


