Dy fëmijë me motor arritën t’iu shpëtojnë Policisë para syve, të enjten në qendër të Prishtinës.
Ata fillimisht u thirrën që të ndaleshin, por shpërfillën Policinë dhe morën drejtim tjetër me motor. Edhe pse Policia i ndoqi, nuk i kapën.
Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë me dije se personi që drejtonte motorin, është djali i Salih Sekiraqës, një emër i njohur në Prishtinë.
Djali i Sekiraqës (emri i të cili nuk do të publikohet për shkak të moshës) që shkaktoi kaos në kryeqytet me vozitjen e tij të rrezikshme është vetëm 11-vjeçar.
Kujtojmë se vëllai i tij është akoma në kërkim nga Policia, lidhur me rastin e tentim vrasjes muajin e kaluar në Prishtinë.


