KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I mbijetuari i masakrës së Reçakut: Dëshmitarët po vdesin, shtetit i kujtohemi vetëm më 15 janar
PolitikëSiguri

I mbijetuari i masakrës së Reçakut: Dëshmitarët po vdesin, shtetit i kujtohemi vetëm më 15 janar

Kosova News
Kosova News 18:22 -15/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

I mbijetuari i masakrës së Reçakut, Ramë Shabani, është shprehur i zhgënjyer për mungesën e dënimeve për kryesit e masakrave në Kosovë. Ai ka thënë se dëshmitarët janë duke vdekur dhe se 25 vjet pas masakrës nga institucionet vendore të drejtësisë është intervistuar vetëm një herë, para tri vjetësh.

Shabani ka thënë se shteti kujtohet për Reçakun vetëm në përvjetorin e masakrës dhe në kohën kur ka zgjedhje.

“Unë po them që shtetit i kujtohet vetëm 15 janari kur të vjen, edhe zgjedhjet kur t’i ka”, është shprehur Shabani.

Shabani, të cilit i janë vrarë 13 anëtarë të familjes në masakrën e Reçakut, e i cili në kohën kur ka ndodhur masakra ka qenë 32 vjet, ka thënë se tani është gati më i riu në mesin e të mbijetuarve dhe se shumica e dëshmitarëve tani nuk janë në gjendje të flasin në detaje për atë që ka ndodhur 25 vjet më parë.

Gjithashtu ka përmendur edhe faktin që për këtë masakër ka qenë vetëm një i dënuar dhe se ai është arratisur nga burgu.

“Ai është dënuar për masakrën e Reçakut, për të vrarët ‘te vrella’, sepse në çdo pjesë të Reçakut ka pasur të vrarë”.

Ka treguar se tek para tri vjetësh është intervistuar në Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Në Prokurorinë Speciale jemi intervistuar para rreth tri vjetëve, nuk na ka marrë askush sa kanë qenë dëshmitarët e tjerë, dëshmitarët po vdesin, unë tash jam gati më i riu aty. Për këtë masakrën, ku shihen shumica e viktimave, nuk është dënuar askush … nuk është dënuar askush, ata po vdesin, ne po vdesim edhe mbetet kjo prapë … Te pjesa e masakrës ku jemi ne, jemi edhe dy, baci Bilall edhe babi im, babai im 84 vjet, baci Bilall është i sëmurë, s’mundet ai më të jap asgjë, kanë mbetur shumë pak dëshmitarë”, është shprehur Shabani në një intervistë në emisionin “60 minuta” në KTV.

Ai ka thënë se po ta dinte që edhe pas 25 vjetësh nuk do të ndryshonte asgjë për të mirë, do të largohej qysh pas luftës nga Kosova.

Shabani ka thënë se beson që ndër kryesit e masakrës së Reçakut kanë qenë edhe serbë të komunës së Shtimes, e që kanë qenë pjesëtarë të Policisë serbe. Ka treguar se në mesin e kryesve ka qenë edhe një person që në atë kohë ka qenë komandant i Policisë në Shtime. Por ka thënë se shumicën nuk ka mundur t’i identifikonte pasi që kanë qenë të maskuar.

Sipas tij kryesit e masakrës së Reçakut e të gjitha masakrave të tjera sillën lirshëm edhe në Kosovë.

“Ka mundur të bëhet më shumë sepse ata këndej janë duke u sjellë, prej Shtërpcës e në Mitrovicë, në Kosovë, ka që sillën edhe në Prishtinë bile, e lërë më në vendet e banuara me serbë”, është shprehur Shabani.

Ai ka thënë se nuk i sheh të arsyeshme gjykimet e dënimet në mungesë dhe se ato kanë mundur të bëhen që nga viti 2000.

“Për secilën masakër, jo vetëm për Reçak, nuk është bërë asgjë … Kur të vdes nëna ime edhe babai im, drejtësia le të vijë sa të dojë, ata po shkojnë me atë gajle që nuk është dënuar asnjë serb për masakrën e Reçakut, edhe shumica kanë vdekur, prind e tyre, kanë vdekur e s’kanë parë asgjë në këtë drejtim, kur të vdes unë djalit tim nuk i intereson për masakrën e Reçakut aq fort, vetëm kur të vjen 15 janari, sepse sot me e pyet djalin tim ndoshta nuk din mirë të shpjegojë për masakrën”, ka thënë Shabani.

Kosova News 15/01/2024 15/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?