Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Shkodër me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Në pranga përfundoi Izmir Dunga, 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, ndaj të cilit Gjykata e Milanos kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Arrestimi i 35-vjeçarit u bë gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 84”. Pas lokalizimit dhe identifikimit të tij, shërbimet e policisë bënë të mundur vënien në pranga.
Autoritetet shqiptare vijojnë bashkëpunimin me partnerët italianë për procedurat e mëtejshme ligjore dhe ekstradimin e tij drejt Italisë.


