Policia e Kosovës ka njoftuar se një gruaje në Shtëpinë Integruese në Ferizaj i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe mandej edhe ka vdekur.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në 04:22.
“Është raportuar se një pacienteje femër në shtëpinë Integruese, i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.


