Me ceremoni ushtarake nga Forca e Armatosur e Kosovës (FSK), sot i është dhënë lamtumira e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Malsori. Në ceremoninë e varrimit të Malsorit morën pjesë shumë qytetarë të Rahovecit dhe viseve tjera të Kosovës.
Afrim Malsori dha një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për liri, duke qenë bashkëluftëtar i Xhelal Hajdës – “Toni” dhe Selajdin Mullabazi – “Mici” në Zonën e Pashtrikut, si dhe kishte afërsi edhe Zonën e Dukagjinit dhe komandantin Ramush Haradinaj.


