KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-asamblisti i AAK-së kërkon falje nga qytetarët që u kërkoi votë për Totajn e PDK-së, thotë se mund t’i kthehet politikës me LVV-në ose LDK-në
Politikë

Ish-asamblisti i AAK-së kërkon falje nga qytetarët që u kërkoi votë për Totajn e PDK-së, thotë se mund t’i kthehet politikës me LVV-në ose LDK-në

Kosova News
Kosova News 17:29 -21/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës në krye më Shaqir Totajn në Prizren, tashmë ka filluar t’i dëshpërojë prizrenasit që ua besuan votën në zgjedhjet lokale që u mbajtën gjatë vitit të kaluar

Njëri ndër ta është edhe ish asamblisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në këtë Komunë, Ilir Baldedaj.

Ilir Baldedaj, ish-asamblist i AAK-së në Prizren

Si njëri nga lobuesit kryesor për fitimin e PDK-së në Prizren, Baldedaj i dëshpëruar, ka thënë për KosovaNews, nuk e ka pritë këtë ndryshim.

Duke e përmendur audio-incizimin e Shaqir Totaj të publikuar ekskluzivisht në KosovaNews, Baldedaj ka theksuar se nuk e ka pritë këtë qasje ndaj prizrenasve.

“Jo vetëm që kam bërë thirrje, por kam qenë një ndër lobuesit kryesor për fitoren e Shaqir Totajt. Por duke filluar nga përgjimet e marrëveshjeve të tij politike, përgjimet e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve me trika dhe së fundi punësimi i djalit të tij, kanë qenë vetëm disa nga arsyet e dëshpërimit tim. Unë nuk e kam prit këtë ndryshim, nuk e kam përkrahë për këtë qasje  të pa përgjegjshme karshi votuesve të tij.”

Lexo po ashtu: Ekskluzive! Audioincizimi që dëshmon pazaret e Shaqir Totajt, emëron drejtor shkolle dhe auditor në këmbim të votave në asamble

I pyetur nga KosovaNews se me cilën parti mendon t’i kthehet politikës, Baldedaj, duke mos e përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me LVV-në dhe LDK-në, ka deklaruar se për të nuk është me rëndësi partia por opsioni i kandidatit.

“Po natyrisht se mendoj të kthehem në politikë, por në cilën parti nuk e di.  Për momentin jam a-partiak. Unë gjithmonë e shohë opsionin e kandidatit. Nuk e kam telashe me partitë politike por, opsionin. Unë nuk i kam besuar Partisë Demokratike, por i kam besuar Shqir Totajt. Sepse në qeverisjen e kësaj partie unë kam qenë në pushtet me ta si drejtor i Administratës dhe e njoh mire qeverisjen e PDK-së. Kam menduar se ndryshimi do të jetë Shaqir Totaj jo Paartia Demokratike.”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se, në zgjedhjet e ardhshme lokale, Lidhja Demokratike e Kosovës mund fitojë Prizrenin nëse sjellë një kandidat të ri.

“Unë kam qenë një ndër asamblistët më të zëshëm kundër qeverisjes së kaluar të Mytaher Haskukës dhe kam besuar në versionin e Shaqir Totajt se do të jetë ndryshim i mirë për qytetin. Mendoj se Lidhja Demokratike, që nuk ka qenë në pushtet që nga  viti 2007, me një kandidat të ri ndoshta mund ta kthejë dinjitetin në Prizren.”, u shpreh Baldedaj.

Duke e cituar një fjalë të urtë popullore, Baldedaj në fund u ka kërkuar falje qytetarëve të Prizrenit që ua kërkoj votën për Shaqir Totajn e PDK-së

“E kam obligim moral të ju kërkoj falje qytetarëve të Prizrenit, që i kam kërkuar votë për Shaqir Totajn. Punësimi i djalit të tij në një kompani ku 70 për qind e Komunës është aksionare nga komisioni i përzgjedhës që është zgjedhur nga Shaqir Totaj dhe asambleja Komunale, nuk ka qenë ndryshimi që e kam pritur. Populli ka thënë: Nëse do ta njohësh dike, jepi pushtet dhe të tregon vet se kush është e çka mendon!,” u shpreh Baldedaj për KosovaNews.

Lexo po ashtu: Ekskluzive: Policia nis hetimet pas audioincizimit për Shaqir Totajn, rasti kalon në Prokurorinë Speciale

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2027

Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në dyqanet skaj rrugës

Osmani: Vonesat në konstituimin e Kuvendit dëmtojnë përparimin e vendit

TAGGED: AAK, Ilir Baldedaj., Komuna e Prizrenit, Ldk, Lëvizja Vetëvendosje, Shaqir Totaj
Kosova News 21/10/2022 21/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
12:35 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?