KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I dërguari britanik, Stuart Peach: Nga normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfiton i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor
Politikë

I dërguari britanik, Stuart Peach: Nga normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfiton i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor

Kosova News
Kosova News 08:43 -26/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Britania mbështet në mënyrë absolute normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka thënë i dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve “Hina”.

Peach në këtë bisedë dënoi organizimin e sulmit të armatosur terrorist në Banjskë të Zveçanit, në të cilin qytetarët e armatosur serbë sulmuan Policinë e Kosovës.

Britaniku e quajti atë një “incident të rëndë” dhe theksoi se autoritetet e Kosovës po bashkëpunojnë plotësisht në hetim, “gjë që e ka theksuar edhe gjatë bisedimeve në Bruksel”.

Ai shtoi se sasia e armëve të gjetura mund të jetë destabilizuese për Kosovën, për këtë arsye vlerësoi veprimet profesionale dhe të koordinuara të Policisë së Kosovës.

“Nga normalizimi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të përfitojnë të gjithë qytetarët e të dy vendeve, por edhe rajoni më i gjerë, duke përfshirë edhe Kroacinë, dhe e ardhmja e Kosovës është ajo e një republike multietnike”, tha Peach.

Ai i ka bërë thirrje Serbisë që të vendosë sanksione kundër Rusisë, pasi është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka bërë këtë, dhe të hetojë parregullsitë e mundshme në zgjedhjet e mbajtura në dhjetor për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor.

Ndërkaq, ka thënë po ashtu se Republika Sërpska nuk mund të pavarësohet.

Rusia nuk duhet të destabilizojë BallkaninPeach theksoi se sot, për shkak të rrethanave të ndryshuara gjeopolitike dhe konflikteve të reja, është “më e rëndësishme se më parë” të mos shtohen rreziqe të reja në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe të mos lejohen ata që duan të destabilizojnë zonën, si p.sh. si Rusia, të ketë sukses.

Në ditët e sotme, “duhet të jemi më vigjilentë se kurrë”, tha britaniku, i cili rrezikun për stabilitetin e sheh në lajmet e rreme dhe teoritë e konspiracionit, për shkak të të cilave qytetarët fillojnë të krijojnë qëndrime “që nuk mbështeten me fakte”.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Kosova News 26/01/2024 26/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?