KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I akuzuari për krime lufte, Ekrem Bajroviq, deklarohet i pafajshëm
Siguri

I akuzuari për krime lufte, Ekrem Bajroviq, deklarohet i pafajshëm

Kosova News
Kosova News 13:08 -20/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë dhënë fjalët hyrëse në rastin ku Ekrem Bajroviq po akuzohet për krime lufte.

Bajroviq ashtu si në shqyrtim fillestar është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat e Prokurorisë Speciale.

Prokurori special Ilir Morina tha se në shqyrtim gjyqësor do të vërtetohet pa mëdyshje se i pandehuri Bajroviq ka marrë pjesë në Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale kundër popullatës civile shqiptare që tashmë është konstatuar nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për Ish-Jugosllavi në aktgjykimet dënuese ndaj Nevojsha Pavkoviqit, Vladimir Lazareviqit, Vlastimir Gjorgjeviq.

Bajroviqi, shtetas i Kosovës dhe i Malit të Zi e boshnjak për nga kombësia, u deklarua i pafajshëm ashtu si në shqyrtim fillestar.

Mbrojtësi i të pandehurit Ekrem Bajroviq, avokati Lubomit Pantoviq tha se mbrojtja në këtë shqyrtim gjyqësor nuk do ta kundërshtojë faktin se kanë ndodhur krime lufte të kryera nga forcat serbe përfshirë vrasjet në fshatin Staradran të Istogut.

Megjithatë Pantoviq tha se në aktakuzë nuk veçohen se cilat janë veprimet konkrete që e bëjnë Bajroviqin personalisht përgjegjës për veprat penale për të cilat akuzohet.

Rreth 15 persona, palë të dëmtuara, kanë kërkuar kompensim për krimet që sipas tyre i ka bërë nga i akuzuari.

Seanca e së mërkurës do të vazhdojë me dëshminë e dëshmitarit të parë të propozuar nga prokuroria, Naim Elshani, i mbijetuar i masakrës së Staradranit ku u vranë 15 civilë shqiptarë.

Ekrem Bajroviq akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile përfshirë vrasje, keqtrajtim, torturë e plaçkitje të kolonës së refugjatëve në Staradran më 8 maj 1999. Prokuroria e akuzon atë edhe për kidnapim, keqtrajtim e 84 civilëve shqiptarë më 7 maj 1999 në Gurrakoc.

Gjithashtu lexoni:

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Kosova News 20/12/2023 20/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?