Në Madrid filluat sot me punimet e sesionit vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni i cili në këtë sesion po merr pjesë si Kryesues i Delegacionit të Parlamentit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare NATO-s.
Përmes një postimi në rames, Hyseni, ka thëbë se sesioni pason samitin transformues të NATO-s, të mbajtur në qershor të këtij viti.
“Nga 18 deri më 21 nëntor 2022, të 269 anëtarët e parlamenteve nga 30 vendet anëtare të NATO-s dhe rreth 100 anëtarë nga rreth 25 vende partnere dhe organe parlamentare fokusohen te partneritetet e NATO-s dhe e ardhmja e politikës së dyerve të hapura, duke përfshirë diskutimet për pranimin e Finlandës dhe Suedisë, diskutimet për Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, përshtatjen dhe modernizimin më të gjerë, qëndrimin me Ukrainën dhe përballjen me kërcënimin e Rusisë e çështje të tjera me rëndësi.”


