Prishtinë, 21 maj – Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës është publikuar tashmë në Gazetën Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi 15 ditë pas publikimit.
Në një postim në rrjetet sociale, Haxhiu ka deklaruar se përpjekjet për të penguar reformën në drejtësi kanë dështuar. Ajo i ka cilësuar dorëheqjet dhe skenarët për ta sabotuar këtë proces si të orkestruara dhe të përkasin së kaluarës.
“Reforma nuk ndalet. Ajo është në lëvizje dhe do të ndodhë, kot mundohen ta ndalojnë,” ka theksuar Haxhiu.
Publikimi i ligjit në Gazetën Zyrtare mund të shihet në këtë link zyrtar.
Ky zhvillim vjen në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe për të rritur llogaridhënien në institucionet prokuroriale.