KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hungarezët protestojnë kundër “rrjetit propagandistik mediatik” të operuar nga qeveria e Orbanit
Botë

Hungarezët protestojnë kundër “rrjetit propagandistik mediatik” të operuar nga qeveria e Orbanit

Kosova News
Kosova News 15:53 -06/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Mijëra protestues janë mbledhur jashtë selisë së korporatës publike të medias hungareze për të demonstruar kundër, siç thonë ata, një rrjeti propagandistik të operuar nga qeveria nacionaliste.

Bëhet e ditur se protesta u organizua nga figura më e shquar e opozitës hungareze, Peter Magyar.

Ai drejton partinë TISZA, e cila është shfaqur muajt e fundit si sfida më serioze politike për kryeministrin Viktor Orban që kur mori pushtetin gati 15 vjet më parë.

Magyar, partia e të cilit mori gati 30% të votave në zgjedhjet e BE-së këtë verë, është shprehur hapur për atë që sheh si dëmin që “fabrika e propagandës” e Orbanit i ka bërë demokracisë në Hungari, shkruan euronews.

“Përsëritni një gënjeshtër mjaft herë dhe njerëzit do ta besojnë se është e vërteta. Kjo është këshilla e Adolf Hitlerit për Fidesz, për propagandën e partisë në pushtet. Çfarë po ndodh sot në Hungari në 2024 nën emrin e shërbimit publik është një skandal global”, tha Magyar.

“Mjaft me neveritë, mjaft gënjeshtra, mjaft propaganda. Na ka mbaruar durimi. Ka ardhur koha për ballafaqim”, shtoi ai.

Siç raportohet, vëzhguesit hungarezë dhe ndërkombëtarë kanë paralajmëruar prej kohësh se liria e shtypit në vend është nën kërcënim dhe se partia e Orbanit ka përdorur blerjet e mediave për të ndërtuar një perandori mediatike pro-qeveritare.

Mbikëqyrësi i medias Reporterët pa Kufij vlerëson se blerje të tilla i kanë dhënë partisë së Orbanit kontrollin e rreth 80% të burimeve të tregut mediatik të Hungarisë.

Në vitin 2021, grupi e vendosi Orbanin në listën e tij të “grabitqarëve” mediatik, lideri i parë i BE-së që u emërua si i tillë.

Ndryshe, Magyar kërkoi dorëheqjen e drejtorit të medias publike dhe u bëri jehonë ankesave të shumë politikanëve të opozitës.

Ai i thirri mbështetësit e tij në një tjetër demonstratë më 23 tetor, një festë kombëtare që përkujton revolucionin e dështuar të Hungarisë kundër dominimit sovjetik në vitin 1956. 

Gjithashtu lexoni:

Irani shfaqi kushtet e marrëveshjes/ Trump: Fake news! Nuk ishin pikat për të cilat ramë dakord

Ukraina godet një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi

SHBA-ja bëhet eksportuesi më i madh i naftës në botë

Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor

Një stuhi e fortë godet Slloveninë, qindra ndërtesa të dëmtuara

Kosova News 06/10/2024 06/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
heavy intensity rain
15° _ 13°
83%
2 km/h
Fri
20 °C
Sat
20 °C
Sun
25 °C
Mon
27 °C
Tue
21 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronik, merr disa vendime
22:09 -12/06/2026
Halil Kastrati njofton për projektin madhor të ujit të pijshëm në Kaçanik
21:05 -12/06/2026
Kosova hap selinë e përhershme të Ambasadës në Londër
20:48 -12/06/2026
Haxhiu: 12 qershori i vitit 1999 shënoi lindjen e Kosovës së lirë
20:38 -12/06/2026
Numërohen rreth 70% të votave nga ambasadat dhe konsullatat, Vetëvendosje kalon në 50 mandate
19:41 -12/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?