KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Humbjet e keqpërdorimet milionëshe të ujit dhe ndëshkimet për kompanitë rajonale të ujësjellësit – raportimi i drejtoreshës së ARrU-së në Komision
Ekonomi

Humbjet e keqpërdorimet milionëshe të ujit dhe ndëshkimet për kompanitë rajonale të ujësjellësit – raportimi i drejtoreshës së ARrU-së në Komision

Kosova News
Kosova News 14:28 -21/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë dhe “Hidroregjioni” në Prizren për shkak të humbjeve të ujit si pasojë e mosvendosjes së ujëmatësve në burimet e ujit.

Drejtoresha e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, Hajrie Morina, duke raportuar në Komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, tha se disa kompani rajonale të ujësjellësit kanë vlerësuar në baza paushallë për shpenzimet e ujit.

Kjo sipas saj ka dëmtuar resurset ujore të vendit, andaj kanë marrë vendim për ta ndërprerë këtë dukuri, duke kërkuar nga të gjitha kompanitë rajonale të vendosin ujëmatës në të gjitha burimet e ujit.

Ajo tha se momentalisht pjesa dërmuese e tyre kanë të vendosur ujëmatës, përveç në disa zona më thella ose kur ka prishje të tyre.

“Ndryshimin më të madh sa i përket deklarimit dhe të dhënës së saktë të ujit të pa faturuar ka KRU e Prizrenit dhe ajo e Pejës. Prizreni menaxhon ose i shfrytëzon diku 80 burime të ujit për t’i furnizuar qytetarët e regjionit të Prizrenit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk ka pasur ujëmatës.

Natyrisht, se ne kemi marrë masat ligjore që i kemi në dispozicion dhe kemi dërguar paralajmërim te Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidroregjioni’ për t’i ndëshkuar për këto veprime që kanë bërë deri tash.

Jemi në proces të dënimit të tyre për këtë vepër dhe jo vetëm për Prizrenin, por edhe për të tjera ndërmarrje që kanë dërguar të dhëna të pasakta. Në Pejë tashmë kemi marrë vendim për ndëshkim. Rasti është në shkallën e dytë të ankesës, pra është në procedurë.

Për ‘Hidroregjionin’ kemi dërguar shkresën për paralajmërim, po ashtu edhe në Gjakovë dhe brenda dy dite e dërgojmë edhe për ‘Hidromoravë’. Qëllimi jonë është që këto dukuri të ndërpriten tash e tutje”, tha ajo.

SKANDALOZE, deputeti Muja denoncon Ujësjellësin e Prizrenit e Pejës: Fshehje e prodhimit – Keqpërdorim i rreth 60 milionë euro, 6 milionë brenda një viti  

Shqetësuese këtë e konsideroi anëtari i komisionit, deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, i cili tha se në Prizren janë deklaruar 17 milionë litra kub të shpenzuar, ndërkaq pas instalimit të ujëmatësve ka dalë në pah se brenda periudhës së njëjtë janë deklaruar 29 milionë litra kub ujë.

“Kur i kemi disa shifra, këtu te Prizreni për shembull që janë deklaruar 17 milionë litra kub ujë, ndërsa pas instalimit të ujëmatësve janë 29 mijë litra kub ujë. Nuk po mendoj se është vetëm çështje e performancën për të treguar se cila KRU po del mirë në performancë”, theksoi Thaçi.

Ndërsa, kryetarja e komisionit, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se në bazë të raporteve ndërkombëtare Kosova është vendi më i varfër në rajon sa i përket resurseve ujore. Ajo shtoi se mungesa e ujëmatësve ka dërguar në një rangim jomeritor të kompanive rajonale të ujësjellësve.

“Disa raporte tregojnë se ne jemi vendi më i varfër në rajon sa i përket resurseve ujore, por ka shumë gjasa që renditemi të parët në keqmenaxhim të këtyre resurseve, të cilat i kemi shumë në mungesë. Çështja e mungesës së ujëmatësve ka ndikuar në një rangim jomeritor të ndërmarrjeve, mirëpo prapa tij nuk është që qëndrojnë keqpërdorime financiare, pasi është uji që e kanë qitur në sistem dhe nuk kanë arritur ta faturojnë”, theksoi ajo, raporton kp.

Në anën tjetër, Komisioni shtyu për javën e ardhshme shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencionit Kosovar të Privatizimit për vitin 2022.

Gjithashtu lexoni:

Peci: Vullneti ekziston, por konstituimi i Kuvendit varet nga opozita

30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Dhoma e Tregtisë: Të pezullohet liberalizimi i tregut të energjisë

Kurti priti Imamin e Qabesë, Dr. Bandar Beleela

Kosova News 21/11/2023 21/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Haziri: S’ka vakum institucional, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit s’mund të ndahet nga marrëveshja për qeverinë
10:23 -11/05/2025
E pazakontë në Lushnjë – dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit
10:11 -11/05/2025
Konfirmohen dy emrat e parë që do të largohen në verë nga Interi
10:04 -11/05/2025
Vendimtare apo një tjetër dështim? Kuvendi në tentativën e 14-të për konstituim
09:46 -11/05/2025
Peci: Vullneti ekziston, por konstituimi i Kuvendit varet nga opozita
09:38 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?