KosovaNews përmes një hulumtimi ekskluziv në dhjetorin e vitit të kaluar raportoi ngritjen e aktakuzës nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj Nexhat Fazliut, ish Udhëheqës i Divizionit të Koordinimit në Rajonin e Mitrovicës pranë Inspektoratit të Punës.
Sipas prokurorisë së Mitrovicës Fazliu po akuzohet për falsifikim të dokumenteve zyrtare ku sipas hulumtimit të KosovaNeës dyshohet të jetë i përfshirë në shantazhimin e bizneseve në Mitrovicë.
Për të bëmat e tij Nexhat Fazliu ishte suspenduar nga puna nga ish kryeinspektori i punës Hekuran Nikqi mirëpo si duket Fazliu ka lidhje të forta në polici dhe prokurori dhe përkundër keqpërdorimit të detyrës ai deri më tani ka shpëtuar “pa therrë në këmbë”.

Përkundrazi, përmes një skenari të mirëmenduar Nexhat Fazliu së bashku me dy kolegë të punës në atë kohë, ish- zv. Kryeinspektorin Agim Millaku dhe ish menaxherin e personelit Florim Krasniqi kishin bërë kallxim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj kryeinspektorit Hekuran Nikqit dhe udhëheqësit të zyres së personelit Naim Shalakut, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Krejt kjo kishte ndodhë në shenj hakmarrje ndaj z.Nikçi për shkak se ai këta të tre gjatë vitit 2024 i kishte dërguar në komisione disciplinore, i kishte suspenduar dhe u kishte bërë kallëzim penal në prokurori për keqpërdorim të detyrës.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë me prokuror Arianit Salihun ishin aktivizuar menjëher duke e arrestuar Nikqin për gjoja keqpërdorim të detyrës zyrtare e që në fakt rasti kishte të bënte me një procedurë krejtësisht administrative dhe krejtësisht ligjore pasiqë Nikqi e kishte suspenduar nga puna Nexhat Fazliun pikërisht sepse kishte keqpërdorur detyrën zyrtare për çka edhe vitin e kaluar Prokuroria Themelore në Mitrovicë i kishte ngritur aktakuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Por të bëmat e Nexhat Fazliut të përkdhelurit të “gazetarit” Lirim Mehmetaj i cili në paraqitjet e tij publike përmes një fushate propabanduese e paraqiste si “hero”nuk përfundojnë këtu, KosovaNews në këtë hulumtim do të shpërfaqë edhe një rast skandaloz të përfshirjes së Nexhat Fazliut në kepërdorim të detyrës në kohën sa ishte Udhëheqës i Divizionit të Koordinimit në Rajonin e Mitrovicës pranë Inspektoratit të Punës.
Nexhat Fazliu dyshohet se mori ryshfet prej 5 mijë euro nga një kompani ndërtuese për mos shqiptim të gjobës prej 20 mijë euro
Sipas burimeve të KosovaNews në vitin 2021 Nexhat Fazliu në cilësinë e Udhëheqësit të Divizionit për Koordinim Rajonal në Mitrovicë në atë kohë (përkundër asaj që pozita ia ndalon inspektimin në vendin e ngjarjes) së bashku me inspektorin Vehbi Malaj dhe një praktikant me inicialet A.D. kishin dalë në inspektim në qytetin e Mitrovicës në vendpunishten e objektit të kompanisë “Lin Projekt” me pronar Ferki Haxhimehmeti. Gjatë këtij inspektimi për shkak të parregullsive (mosvendosja e skeleve) Nexhat Fazliu insiston tek inspektori Vehbi Malaj që të përpilon proceverbal dhe vendim për gjobë në lartësi prej 20 mije eurove.
Pasi ishte kthyer në zyrë, inspektori Vehbi Malaj kishte përpiluar vendimin për shqiptimin e gjobës prej 20 mijë eurosh dhe e kishte lënë të gatshëm në kompjuterin e tij për ta ekzekutuar.
Pas dy ditësh procesverbali me gjobën prej 20 mijë eurosh ishte zhdukur nga kompjuteri zyrtar i inspektorit Vehbi Malaj
Inspektori Vehbi Malaj kishte mbetur i habitur kur kishte parë që procesverbali dhe gjoba prej 20 mijë eurosh ndaj kompanisë “Lin Project” ishte zhdukur nga kompjuteri i tij dhe për këtë e kishte alarmuar eprorin e tij Nexhat Fazliun, mirëpo ky i fundit i kishte bërë presion Malajt që mos ta bënte këtë punë të madhe…
Për shkak të presionit nga Nexhat Fazliu , inspektori Vehbi Malaj nuk kishte guxuar as ta paraqiste rastin në organet kompetente.
Kjo gjë në atë kohë ishte bërë e madhe në zyret e inspektoratit të punës në Mitrovicë dhe si duket “dikush” kishte lajmëruar organet e rendit dhe policia kishte filluar hetimet.
Duke parë ndikimet që kishte Nexhat Fazliu brenda policisë së Kosovës në Mitrovicë rasti ishte dërguar në Sektorin e Korrupsionit pranë Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë të cilën në atë kohë e udhëhiqte kapiten Fidan Haliti.
Hetuesi policor në Prishtiës me iniscialet P.K. kishite filluar hetimet dhe kishte intervistuar inspektorin Vehbi Malaj i cili e kishte pranuar në tërësi rastin ndërsa radha ishte intervistimi i pronarit të kompanisë.
Pronari i kompanisë “Lin Project” Ferki Haxhimehmeti para hetuesit policor fillimisht e kishte pranuar që dikujt në ispektoratin e punës i kishin dhënë ryshfet prej 5000 euro për mosshqiptimin e gjobës
Pas intervistimit të inspektorit Vehbi Malaj, me 06.02.2023 hetuesi i policisë e kishte marrë në pyetje edhe pronarin e kompanisë Lin Project z.Ferki Haxhimehmeti.
Para hetuesit të policisë pronari i kompanisë Lin Project kishte pranuar tërsisht ngjarjen dhe kishte deklaruar se i kishte dhënë ryshfet “dikujt” në inspektoratin e punës 5000 euro për mosshqiptimin e gjobës prej 20 mijë euro mirëpo nuk ka teguar se kujt ja ka dhënë këto para dhe kishte thënë se këtë do ta zbuloj të nesërmen pasiqë ta pyes menaxhmentin e kompanisë.
Dyshime për krim të organizuar brenda vet insititucioneve të hetuesisë, informatat rrjedhin menjëher tek i dyshuari Nexhat Fazliu
Të gjithë ngjarjen e datës 6 shkurt 2023 se çfarë kishte ndodhur brenda Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ku ishin intervistuar dëshmitarët për rastin ndaj Nexhat Fazliut e kishte marrë vesh ky i fundit.
Sipas burimeve të KosovaNews Fazliu menjëher në mbrëmjen e 2 shkurtit, me ndihmen e një ish-komandanti të UÇK-së ishin aktivizuar për të intervenuar për rastin.
Të nesermën me datë 7 shkurt 2023, dëshmitari Ferki Haxhimehmeti paraqitet në polici dhe e ndërron tërësisht deklaratën duke thënë se gjoja “ka gabuar” sepse nuk i ka dhënë askujt ryshfet në ispektoratin e punës për mosshqiptim të gjobës ashtu siç kishte deklaruar vetëm një ditë më parë.
KosovaNews ka kontaktuar me pronarin e kompanisë “Lin Projekt” z.Ferki Haxhimehmeti për të mësuar më shumë për rastin duke e pyetur se a ka deklaruar para hetuesve policor se a i ka dhënë ryshfet “dikujt” në inspektoratin e punës për mosshqiptim të gjobës?
Ferki Haxhibeqiri: “Jo jo, jeni gabim komplet kjo nuk është e vërtetë unë nuk kam deklaruar kështu”
Gazetari: Po ju a jeni marr në pyetje nga policia për këtë çështje
Ferki Haxhibeqiri: po jam marrë veç një herë
Gazetari: Po ju keni deklaruar se keni dhënë ryshfet 5000 euro dikujt në inspektoratin e punës për mosshqiptim të gjobës dhe të nesërmen e keni ndryshuar deklaraten duke thënë se keni gabuar, a keni pasur presion apo shantazh për ta ndryshuar deklaratën?
Ferki Haxhibeqiri: jo kjo çka po thu ti nuk është e vërtetë
Gazetari: jo unë nuk po e them kështu keni thënë ju në polici, a jeni marrë në pyetje nga policia?
Ferki Haxhibeqiri: po jam marr veç një herë
Gazetari: po a jeni duke u hetu për këtë çështje
Ferki Haxhibeqiri: jo nuk e di më duhet me pyet avokatin
Gazetari: A ma jep numrin e avokatit pra?
Ferki Haxhibeqiri: i them avokatit edhe të kontakton në këtë numër
Pas kësaj bisede pronari I kompanisë Lin Project ka mbyllur telefonin dhe nuk ka kthyer më përgjigje për të na dërguar numrin e avokatit megjithë insistimin tonë që e kemi bërë me shkrim edhe përmes kontaktit në viber. Kanë kaluar më shumë se një javë dhe avokati i Ferki Haxhibeqirit nuk na është lajmëruar për të na dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti.
Prokuroria në Mitrovicë zvarritë hetimet rasti rrezikon të parashkruhet
KosovaNews ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë për të mësuar më shumë për rastin me numër : PP I 24/23 që ka të bëj pikërisht me rastin e Nexhat Fazliut se deri ku kanë shkuar hetimet dhe pse ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë për këtë rast megjithëse kanë kaluar 2 vite?
“Lënda të cilës i referoheni është në proces”
ka thënë shkurt përmes zëdhënësit të saj Porkuroria Themelore në Mitrovicë duke e konfirmuar rastin mirëpo pa dhënë llogari për zvarritjen e hetimeve.

Ndërkohë sipas burimeve të KosovaNews brenda Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë tashmë hetimet kanë marrë kahje krejtësisht tjetër duke e aministuar Nexhat Fazliun nën dyshimin e veprës së rëndë penale të mitmarrjes.
Tashmë hetuesit policor kanë ngritur kallxim penal ndaj inspektorit Vehbi Malaj nën dyshimin e veprës penale “asgjesimi i materialit arkivor” ndërsa Nexhat Fazliu ngarkohet me veprën penale ,”mos lajmërimi i veprave penale apo kryersëve të saj” si dhe ndaj Ferki Haxhimehmetit në dyshim të veprës penale “deklarim i rremë nën betim”.
Mirëpo të gjitha këto s’kanë të bëjnë asgjë me veprën penale që ishte nisur të hetohej në fillim ndaj Nexhat Fazliut, ajo e mitmarrjes për të cilën hetuesit policor kishin pasur prova të pakontestueshme siç ishin dëshmitë e inspektorit Vehbi Malaj dhe ajo e dëshmitarit Ferki Haxhimehmeti .
Krejt ky “marifet” është bërë me qellim që të njëjtit te ngarkohen me vepra penale të natyrës së lehtë ku dënimet parashihen edhe me praktikë gjyqesore me gjoba e dënime me kusht apo pse jo edhe të parashkruhen siç ndodhë rëndom tek rastet e korrupsionit të nivelit të lartë ku kanë ndikim njerëz të fuqishëm të parapolitikës.


