Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë në Londër ku ka takuar të Dërguarin e Kryeministrit britanik, për Tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers.
Ish ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar në kuadër të vizitës së tij në Londër është takuar edhe me Martin Vickers,i cili është deputet në Parlamentin britanik, kryetar i Grupit të Miqësisë së Mbretërisë së Bashkuar me Kosovën dhe i Dërguar i Kryeministrit britanik për Tregti në Ballkanin Perëndimor.
“Takim i shkëlqyer në Londër me deputetin Martin Vickers, kryetar i Grupit të Miqësisë së Mbretërisë së Bashkuar me Kosovën dhe i Dërguar i Kryeministrit për Tregti në Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar ka pasur dhe vazhdon të ketë rol të veçantë në çlirimin, pavarësinë, rindërtimin e Kosovës. Bashkë me miqtë, shteti ynë ka shënuar arritje të mëdha dhe në partneritet me ta do të ecë drejt objektivave të së ardhmes”, ka shkruar Enver Hoxhaj.


