Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Gazmend Hoxha, ka takuar ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin ka diskutuar për situatën e përgjithshme në vend dhe për angazhimet policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.
“Bashkëpunimi dhe mbështetja nga partnerë të rëndësishëm siç është edhe OSBE-ja, janë të mirëpritura nga Policia e Kosovës dhe për këtë u falënderua ambasadori Davenport, pasi OSBE ka qenë dhe vazhdon të jetë mbështetës i PK-së në forma të ndryshme”, tha Hoxha.
Në njoftimin për media nga Policia e Kosovës thuhet se takimi rezultoi me dakordimin e të dy palëve që Policia e Kosovë dhe OSBE-ja të rrisin edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellët, i cili do të jetë në interes të të dy organizatave dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.


